Çfarë je ti, Zoti je? Sherr mes Vokshit dhe Yllit te Komisioni i Medias/ VIDEO
Në komisionin e Medias, kryetarja Albana Vokshi në mbledhjen e sotme u përfshi në një debat të fortë me deputetin e PS, Fidel Ylli për rastin e lëndimit të kryeredaktorit të ‘RD’ Kasmi në protestën e opozitës.
TIRANE- Në komisionin e Medias, kryetarja Albana Vokshi në mbledhjen e sotme u përfshi në një debat të fortë me deputetin e PS, Fidel Ylli për rastin e lëndimit të kryeredaktorit të ‘RD’ Kasmi në protestën e opozitës.
Vokshi kërkoi nga shumica që të dënonte, atë që sipas saj ishte dhunë e qëllimshme nga policia, por Ylli reagoi duke u shprehur se pas dështimit të protestës, vajti dhe futi kokën te policia, ndërkohë që e dinte shumë mirë detyrën e gazetarit.
Debati Vokshi-Ylli
Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t’u respektojmë. Pse çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq, rri aty.
Albana Vokshi: Pse bërtet?
Fidel Ylli: Jam sportist unë me adrenalinë.. do të dëgjoj ty unë këtu?
Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot..
Fidel Ylli: Ne gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futët kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punën dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?
Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët
Fidel Ylli: Janë vrarë, deputetë dhe gazetarë në bulevard
Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku
Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat.
Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor, 09:56
-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
10 Dhjetor, 14:14
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Mbesa e Albana Vokshit 'dorëhiqet' nga kompania e të ëmës me 1 punëtor e fitim 629 milionë lekë në vit, ditën e denoncimit në media
3 Dhjetor, 19:22
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
18 Nëntor, 15:04
-
Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave (DOKUMENTET)
18 Nëntor, 10:17
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor, 07:20
Edhe put**t do ta kishin zile kete sorre.
Përgjigju