‘Çfarë ke pse ke ardhur këtu!’, si ndodhi përplasja me armë në plazhin ‘Bora Bora’ në Radhimë mes dy vëllezërve

VLORË- Një ditë pas të shtënave me armë situata është normalizuar në zonën e Radhimës në plazhin Bora-Bora. Plazhi ka pronar Eduard Kondin i cili qëlloi një ditë më parë vëllain e tij të madh me armë zjarri pistoletë.

Sot pushues të shumtë, janë akomoduar pikërisht të pashqetësuar në këtë vend. Prej dy ditësh vëllai i Eduardit, Benjamin Kondi kishte ardhur nga Anglia dhe ditën e parë kishte shkuar në plazh në lokal për të konsumuar diçka.

Por Benjamini sërish ka shkuar edhe ditën tjetër, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar me fjalët “Çfarë do këtu që ke ardhur”.

Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa here dhe më pas është larguar me vrap. Policia e ka arrestuar disa orë me pas Eduardin në një shtëpi në Vlorë. Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Vlorës shkak janë bërë mosmarrëveshjet e mëparshme të viteve të kaluara që dy vëllezërit kanë patur kur kane jetuar jashtë territorit shqiptar.

Një ditë më parë u raportua se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për administrimin e plazhit në atë zonë.

 

 

 

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror