Çfarë kërkuan shqiptarët këtë vit më së shumti në Google?

Çfarë kërkuan shqiptarët këtë vit më së shumti në Google?

Foto ilustruese

Në kohën kur bota dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, interneti është burimi kryesor për të eksploruar, për t’u informuar dhe për të ndarë një sërë idesh. Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet, dhe kuriozitetet e tyre. Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve.

Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas Google Trends. Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.

E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’.

Ditëve të fundit është rritur kërkimi mbi “Europian 2024”, duke marrë në konsideratë fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës sonë kombëtare në futboll. Kërkime të tjera përfshijnë:

– Ryanair, muajin e fundit ka qenë në top kërkime duke marrë në konsideratë hyrjen e një operatori të ri low-cost të fluturimeve në Shqipëri.

– Luiz Ejlli- edhe pas muajve të përfundimit të reality show-t, kërkimet për fituesin e këtij viti të Big Brother Vip vijojnë.

– Google Translate, Weather, Festat Kombëtare 2023./ Monitor

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv