Çfarë ndodh kur je pranë fundit?! 
Shkencëtarët: Ja ç'ndjesi ka vdekja

Çfarë ndodh kur je pranë fundit?! <br />Shkencëtarët: Ja ç'ndjesi ka vdekja
Të gjithë duam të dimë se çfarë ndodh kur jemi duke vdekur. Çfarë ndihet apo çfarë shihet. Më në fund shkencëtarët shpjegojnë se çfarë ndjesie ka vdekja. E meqënëse jemi në vigjilje të festës së Hallowin, jemi duke parë më shpesh filma horror në shtëpi apo në shoqërinë e miqve tanë. Imagjinoni për një çast  se çfarë do të ndieni sikur filmi horror që shihni të luhet në jetën tuaj reale, vrasësi me sëpatë të jetë pranë jush.

Më se fundi shkencëtarët kanë shpjeguar  se çfarë ndryshimesh kimike ndodhin në trurin tuaj pikërisht në momentin kur vriteni nga një vrasës.  Videoja e realizuar nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegon se përvoja e njerëzve të cilët shohin një film horror është e ngjashme me eksperiencën e të qënit aty duke ndier të njëjtat emocione edhe pse me më pak intensivitet.

Më së pari, ju ndieni frikë, një nivel të lartë frike. Një ndjenjë e tillë të nxit të reagosh apo t’ia mbathësh.  Rezultatet e frikës mendohet se kontrollohen nga disa neurone, të cilat formojnë atë çka quhet talamus. Kjo pjesë e trurit është ekstremisht e ndjeshme ndaj stresit. Ajo reagon si një sensor si për tensionin psikologjik por edhe për tensionin fizik.

Shkencëtarët shpjegojnë se kur sinjali arrin në pjesën “periaqueductal grey” të trurit, arrihet një gjendje alarmi. Frika do t’ju fus në një gjendje reagimi. Ky moment karakterizohet nga lufta apo një përgjigje e shpejtë  e cila ndikon te gjëndrat e veshkave të cilat më pas nisin të nxjerrin jashtë adrenalinën.

Një gjendje e tillë ngre lart normat e zemrës,vë shqisat në lëvizje dhe çliron një sasi të madhe energjie. Në këtë mënyrë, ju përballeni me kërcënimet ndaj mbijetesës. Menjëherë gjatë kësaj kohe kërcënimi është aq i lartë sa që mund të shkaktojë një përgjigje të “ngrirë”.

 Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të interpretohet si një gjendje kur truri është tronditur. Nëse ti arrin të largohesh nga vrasësi,me shumë mundësi do të nisësh të bërtasësh apo të ulërasësh.

“Ne i perceptojmë britmat në pjesë krejtësisht të ndryshme të trurit, sidomos pjesët që kanë të bëjnë me të folurën"- shpjegon video e realizuar nga shkencëtarët.
Ndryshe nga e folura normale, e bërtitura transmetohet nga veshët tanë të “amygdala”, që është qendra e emergjencës së trurit.

Në fakt duket sikur ai që bërtet po përpiqet të ndajë me ty gjendjen e trurit të tij. Të bërtiturat apo të ulëriturat janë instinktive, çka i bën  dhe të tjerët të kenë frikë apo të reagojnë. Nëse vrasësi me sëpatë të kap, do të ndiesh disa dhembje. Kur je plagosur, neuronet e quajtura “nociceptorts” dërgojnë mesazhe në tru.

Të gjitha këto mesazhe mblidhen nga talamus, i cili në përpjekje për ta bërë trurin të reagojë mund të ndalojë dhembjen të ndodhë sërish. Në këto momente ju jeni i vdekur . Ky është shpjegimi që shkencëtarët kanë arritur të japin.

Duke supozuar se nuk ka asnjë dëmtim të trurit, në këtë moment ju jeni i vdekur klinik. Por, gjithsesi truri juaj vazhdon të funksionojë . Duke u bazuar te studimet e fundit, truri duket se pëson një rritje të fundit e cila lidhet me ndërgjegjen.

“Disa njerëz besojnë se ky është shpjegimi për eksperiencën afër vdekjes.”- thuhet në videon e realizuar nga shkencëtarët amerikan.

Më vonë je i vdekur biologjikisht. Sigurisht çfarë ndodh më pas të gjithë e dimë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar