Çfarë ndodh me profilin tuaj në Facebook pas vdekjes? Gjithçka që duhet të dini

Çfarë ndodh me profilin tuaj në Facebook pas vdekjes? Gjithçka që duhet të dini

Foto ilustruese

Vdekja e një njeriu të dashur është gjithnjë një çast i vështirë, por me rritjen gjithnjë e më shumë të internetit dhe të platformave së medias sociale, familjet tani duhet të merren edhe me disa rregulla dixhitale pas vdekjes, ndonjëherë jo shumë të këndshme.

Vetëm 13% e personave kanë bërë plane në lidhje me profilet e tyre në median sociale pas vdekjes së tyre, sipas një sondazhi të bërë në vitin 2017 nga “Digital Legacy Association” (DLA)

“Platformat e medias sociale po kuptojnë tani se kanë nevojë që të krijojnë politika pas fundit të jetës”, thotë James Norris, themeluesi i DLA-së.

“Teknologjia që ata po përpiqen të sjellin është një fillim i shkëlqyer por ka ende shumë për të bërë. Një prej problemeve kryesore kur bëhet fjalë për të planifikuar vdekjen dixhitale në një rrjet me profilet e ndryshme që kemi është që secila platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë në të cilën të menaxhohet një profil që nuk është më”, shpjegon ai, duke rekomanduar që njerëzit të dokumentojnë dëshirat e tyre në një testament të medias sociale.

Më poshtë janë rregullat që mund të ndiqen pas vdekjes së një përdoruesi për platformat kryesore:

Facebook

Përdoruesit e “Facebook” mund të zgjedhin një kontakt si trashëgimtar i cili do të ketë më pas akses në profilin e tyre përkujtimor pasi të vdesin. Ky person mund të kujdest për këtë profil ose të fshijë atë.

Nëse nuk është përcaktuar asnjë kontakt trashëgimtar nga përdoruesi, “Facebook” e kthen një profil në përkujtimor kur kupton se përdoruesi ka vdekur.

Twitter

Për të fshirë profilin e një përdoruese të vdekur, “Twitter” kërkon një person të autorizuar që të veprojë në emër të tij ose një anëtar të verifikueshëm të familjes të personit të vdekur që të bëjë një kërkesë ose profili do të çaktivizohet.

Atyre do t’u duhet të dërgojnë detaje ku përfshihen informacione në lidhje me vdekjen, një kopje e kartës së identitetit dhe një kopje e certifikatës së vdekjes së personit.

Google

Ashtu si “Facebook”, “Google” i lejon përdoruesve të përcaktojnë një person i cili do të jetë përgjegjës për profilin e tyre pas vdekjes. Ky persona që quhet “Inactive Account Manager” do të jetë më pas në gjendje që të ketë akses në informacionet e profilit dhe ta fshijë atë.

Nëse një person i tillë nuk është përcaktuar, një familjar i drejtpërdrejtë mund të kontaktojë duke kërkuar që profili të fshihet.

Megjithatë, “Google” thekson se “çdo vendim për të plotësuar një kërkesë në lidhje me vdekjen e një përdoruese do të merret pas një shqytrimi të kujdesshëm”./ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali