Mbretëresha Elisabeth, princi Harry, Meghan dhe William e Kate kanë zhvilluar një takim emocionues katër-orësh në kështjellën Windsor që nga Megxit.
Sipas medias briatanike, mbretëresha i tha nipit të saj se ai do të mirëpritet gjithmonë nëse do të dëshironte të bëhej përsëri një mbret i vijës së parë.
93-vjeçarja kishte shumë për të biseduar me Harryn dhe kjo ishte koha ideale që ata të thoshin fjalët që nuk ishin shprehur deri më tani.
“E Diela ishte hera e parë që Mbretëresha ka pasur rastin të bisedojë me Harry-in e tij dhe me të vërtetë të zbulojë cilat janë planet e tij. Ishte një mjedis shumë më i qetë dhe të dy ishin në gjendje të flisnin mendjen e tyre”, është shprehur një zë i brendshëm në familjen mbretërore.
Burimi shtoi se mbretëresha është shumë e mërzitur për vendimin e Meghan dhe Harry për t'u nisur për në Amerikën e Veriut dhe do të donte ta shihte më shumë stërnipin e saj nëntë muajsh Archie.
"Gjithashtu ajo sqaroi se marrëveshja mund të funksionojë vetëm nëse ata nuk e shfrytëzojnë statusin e tyre mbretëror dhe të përpiqen të marrin para kjo është arsyeja pse ajo nuk do t'i linte të përdorin fjalën mbretërore për kompaninë e tyre”, u shpreh burimi.
Mbretëresha raportoi se Harry dhe Meghan janë gjithmonë të mirëpritur me krahë hapur nëse do të ndryshojnë mendje.
Ata janë vendosur të bashkohen me mbretëreshën, princin William dhe Kate Middleton për një shërbim të Commonwealth Day në Westminster Abbey javën e ardhshme.
Meghan dhe Harry do të nisin zyrtarisht jetën e tyre jo mbretërore në Amerikën e Veriut nga 31 marsi.
Javën e kaluar Kanadaja konfirmoi heqjen e përgjegjësisë së mbrojtjes të familjes së Harry-t.
Shpenzimet e tyre mund të bien mbi taksapaguesit britanikë
Por Princi Harry është akoma i vendosur të marrë para nga babai i tij nga “Estate Duchy” dhe mund të përdorë këto fonde për të paguar për mbrojtjen e familjes së tij.
Kjo e shtyu ekspertin mbretëror Phil Dampier të këmbëngulë që dyshja nuk duhet të marrin para publike për siguri kur bëhen shtetas privatë me të ardhurat e tyre, e cila përcaktohet të jetë miliona paund në vit.