Meridiani ka lënë mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Big Brother pas eliminimit. Pas mbërritjes në studion e Big Brother Vip, Meridiani është përplasur me opinionisten e spektaklit, Balina Bodinaku pasi kjo e fundit tha se Meridiani ka sjellë brenda shtëpisë informacione nga jashtë dhe ka gënjyer.
“Tërhiqe mbrapsht tek unë, nuk të shkon fjala gënjen. Tirana është e vogël, njihet Balina, njihet Meridiani”, i ka kthyer përgjigje Meridiani.
Sipas Balinës dhe Semit në lojën e Meridianit ka ndikuar fakti se ai i e ka etiketuar Donald Veshajn si Donaldi i Borës.
Balina ka këmbëngulur se Meridiani ka bërë goditje nën brez duke sjellë informacione tendencioze nga jashtë dhe sot është në studio sepse është votuar nga njerëzit që të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip.
Edhe pas këtij momenti Meridiani ka zgjedhur t’i përgjigjet sërish duke pohuar se zgjodhi të luajë një lojë të vërtetë pa gënjeshtra dhe servilime.
“Nëse je lëpirës dhe je servil je shoku i Balinës. Unë nuk jam shoku i Balinës”, ka thënë Meridiani.