Çfarë nuk dinit për Princeshë Dianën, fakte nga jeta e saj

Çfarë nuk dinit për Princeshë Dianën, fakte nga jeta e saj

E cilësuara si  ‘’Princesha e Popullit’’  humbi  jetën në një moshën 36 vjeçare. Princesha Diana do të festonte ditëlindjen e 58-të nesë do të ishte ende në jetë. Pas shumë vitesh ajo është një emër mjaft i dashur për gjithë botën dhe hera- herës dalin në dritë detaje nga jeta e saj. Ndërkohë në përkujtim të saj janë publikuar disa detaje nga jeta e 'Lady D' që ndoshta nuk i dinit.

Diana ishte fëmija i katërt nga pesë ! Kishte dy motra Sarah dhe Jane dhe një vëlla më të vogël, Charles Spencer. Vëllai i dytë ndërroi jetë disa orë pas ardhjes në jetë në janar të vitit 1960. Asokohe Diana ishte një vjeç e gjysmë.

Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç.

Gjyshja e Lady Dianës ishte shoqëruesja e Mbretëreshës Elizabeth

Ëndrra e Dianës ishte të bëhej një balerinë profesioniste! Ka marrë për shumë vite mësime private, por ishte shumë e gjatë për ta vazhduar si profesion.

Ajo nuk ishte aspak mirë me mësime, madje ka ngelur disa herë.

Ka punuar si dado dhe si mësuese. Për disa kohë paguhej 5 dollarë ora për t’u kujdesur për fëmijët.

Princ Charles para se të lidhej me Princeshë Dianën dilte me motrën e saj Sarah.

Dy bashkëshortët, pra Charles dhe Diana ishin kushërinj të 16-të.

Dolën vetëm 12 herë para se të martoheshin në vitin 1981.  Lady Diana ishte vetëm 19 vjeç dhe Princ Charles 32.

Fustani i nusërisë që veshi princesha ka thyer rekorde.

Ishte gruaja e parë nga familja mbretërore që lindi në spital dhe jo në shtëpi.

Grupi i saj i preferuar muzikor ishte ABBA.

Trupi i saj prehet në varrezat e familjes së saj dhe jo të asaj mbretërores.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren