Çfarë nuk u pa në kamera nga takimi i 'pajtimit': Nga 23 minutat e Berishës, te hezitimi i Bardhit dhe largimi i deputetit
Takimi mes Gaz Bardhit dhe Sali Berishës
Lufta brenda PD-së është thelluar edhe tej duket pas mbledhjes së përbashkët mes grupit të Berishës dhe atij që mbështet Gazment Bardhin pas thirrjes së këtij të fundit.
Krahas mesazheve pajtuese të Bardhit dhe Berishës, të cilët në parim folën për një veprim opozitar të koordinuar, gjatë asaj mbledhje pati edhe disa ngjarje që nuk u panë në ekran.
Burimet bëjnë me dije se edhe pse ishte i ftuar aty, Sali Berisha u paraqit në mbledhje me më shumë se 20 minuta vonesë duke i lënë 43 deputetët e PD-së të presin futjen e tij në sallë.
Berisha njihet në publik dhe rrethin e tij të ngushtë si njeri që i respekton oraret, plus kësaj nuk kishte edhe ndonjë agjendë tjetër në atë moment, duke bërë që vonesa e tij të lexohet si mesazh ndaj deputetëve.
Çuditërisht, as Gazment Bardhi nuk e nisi mbledhjen pa shkuar Berisha, duke ngjallur reagime mes disa deputetëve.
Burimet bëjnë me dije se Ferdinand Xhaferaj u ngrit dhe iku nga mbledhja teksa po prisnin të vinte Berisha.
“Nëse Berisha do të japë një mesazh me këtë vonesë, le ta japë për ata që duan ta presin ende, unë po iki”, është dëgjuar nga të pranishmit Xhaferaj teksa i thoshte Bardhit, ndërkohë që çohej për të ikur.
Ndërkohë, deputetët e tjerë vijuan pritjen edhe për 7 minuta dhe Berisha u fut në sallë me Flamur Nokën në krah, duke bërë që tashmë Bardhi të niste mbledhjen.
Më shumë se për demokratët, veprimi i Berishës mund të lexohet edhe një mesazh për ndërkombëtarët, për të thënë se është ai që ka kontrollin mes deputetëve të PD-së dhe jo Bardhi, gjë që me sa duket u lejua edhe nga Gazment Bardhi duke pritur për minuta të tëra ardhjen e tij./tema
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Iku Helidoni, po kë ka 'vitrinë' politike Sali Berisha në Shkodër?
18 Shkurt, 20:18
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
Tabaku: Shteti është pengesa më e madhe për biznesin, ne propozojmë një ekonomi të lirë dhe të drejtë
18 Shkurt, 17:52
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës, por janë shkaktarët e migracionit masiv! Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme
18 Shkurt, 16:05
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për 'primaret' në PD, regjistrohen 300 emra, nis shqyrtimi i dokumentacionit
18 Shkurt, 13:50