Në protestën e dhunshme të opozitës nuk munguan grimcat humoristike dhe personazhet e spikatur, siç është ky protestues që gjuan me shtizë në drejtim të kryeministrisë, duke kujtuar se është në ndonjë tubim të organizuar nga fiset afrikane. Disa protestues të tjerë zgjodhën që protestën ta zhvillonin në pemë, duke monitoruar nga aty gjithçka ndodhte në shesh.
Gjithçka që u konsumua nga qytetarët, mbeti në tokë: Shishe dhe mbetje ushqimesh, ndërsa për disa tregtarë ambulantë e rëndësishme ishte që të shisnin sa më shumë produkte.
Teksa të tjerë shkatërronin hyrjen e kryeministrisë, këta dy të moshuar preferuan të qëndronin ulur në lulishte.
Arsyet e daljes në shesh janë nga më të ndryshmet.
Policët i kishin lënë këto lule para këmbëve, dhe unë i mblodha dhe një pjesë ua hodha dëshmorëve të lirisë, atyre që ranë në 21 Janar.
protestues
"Nga Partia Demokratike kam përfituar një hyrje si e përndjekur, kam marrë dhe 1700 mijë", u shpreh një e moshuar protestuese.
"Dhuna është një tregues jo qytetarie, më vjen keq që po luftohet një popull i tërë", u shpreh një tjetër protestuese.
Pjesë e protestës ditën e sotme të opozitës, ishte këtë herë edhe një personazh i njohur për publikun.
"Të largohet sa më shpejt, se e la popullin pa bukë", u shpreh protestuesi, i njohur për publikun me emrin Ujku i Cërrikut.
Këta dy protestues kanë zgjedhur që mes turmës së dhunshme të vallëzojnë në hyrjen e kryeministrisë.
Nga sheshi i mbushur me protestues, ajo që ka mbetur tashmë është një pamje e trishtë. Tym, flakë, xhama të thyer, skela të shkatërruara ishte gjithçka që arritën protestuesit e opozitës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 4031
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20