Edhe pse mëngjes, qytetarët zgjedhin të konsumojnë kafen e mëngjesit nën shoqërinë e njerëzve të dashur, pikërisht tek sheshi I zbukuruar si kurrë më parë prag fundvitit.
Në “Fshatin e Festave” të vendosur në brendësi të sheshit “Skënderbej”, gjenden të vendosura shumë shtëpiza të dekoruara në mënyrë të veçantë. Aty ofrohen shërbime të ndryshme për vizitorët. Dikush preferon të blejë libra për fëmijë, dikush tjetër mund të zgjedhë të argëtohet me lodrat e ndryshme të pranishme apo të shijojë një gotë verë të ngrohtë të ofruar nga shtëpizat.
Mbrëmjet janë edhe më të bukura për të gjithë ata që zgjedhin të frekuentojnë sheshin. Në mes dritat shumëngjyrëshe që ndriçojnë sheshin gjatë orëve të vona, muzika e zhurma mbetet karakteristike në këto kohëra. Për këdo që kërkon të “rizgjojë” argëtimin brenda vetes, mund të vizitojë sheshin dhe të shijojë “aromën” e festave nën tingujt e bukur të këngëve të Vitit të Ri.
[gallery]25218[/gallery]
Er.K/Shqiptarja.com

FOTO







