Çfarë po heton tjetër SPAK për Ilir Metën, dosja e CEZ-DIA dhe çështja e kunatit me SGS

Çfarë po heton tjetër SPAK për Ilir Metën, dosja e CEZ-DIA dhe çështja e kunatit me SGS

Ilir Meta, duke dalë nga SPAK pas marrjes në pyetje, muaj më parë

Ilir Meta, duke dalë nga SPAK pas marrjes në pyetje, muaj më parë

Teksa mësohet se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar për dosjen e Lobimit në SHBA, në dy fraksione të saj dhe masën “arrest me burg”, kurse bashkëshortja Monika Kryemadhi ndodhet me masën “detyrim paraqitjeje”, këto nuk janë të vetmet çështje për të cilat ai është denoncuar dhe po hetohet.

Bëhet fjalë për dy nga dosjet e ndjeshme dhe për të cilat gjithashtu është pyetur. Bëhet fjalë për aferën e CEZ-DIA dhe dosja e kunatit te SGS. Për të parën ai është marrë në pyetje dhe ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për çështjet konkrete dhe detajet.

Afera CEZ-DIA

Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta dyshohet se i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëshortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria zbuloi se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qenë mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Dosja e kunatit me SGS

Në 25 korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri Peti. Drini Kryemadhi dyshohet për rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, me funksionin inxhinier mekanik. Drini Kryemadhi e kishte pagën më të lartë se sa CEO i SGS, në dhjetor të 2020 ka marrë edhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë. Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi dyshohet se ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve.

A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!