Çfarë po ndodh brenda PL-së? Meta tha se strukturat janë inekzistente, i përgjigjet Braimllari: Pallavra

Çfarë po ndodh brenda PL-së? Meta tha se strukturat janë inekzistente, i përgjigjet Braimllari: Pallavra

Ilir Meta kritikoi strukturat e opozitës në qytetin e Korçës teksa foli në një konferencë me gazetarët. Meta gjithashtu tha se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk funksionoi dhe kjo u pa në rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit, ku sipas tij shumë vota që u premtuan për këshilltarët bashkiakë të PL-së shkuan për parti inekzistente.

Duket se përgjigjen për performancën e Partisë së Lirisë në qytetin e Korçës e ka marrë nga nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari. Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari ka hedhur një foto me strukturat e këtij qytetit që janë të angazhuara në PL.

Ai i ka cilësuar si ‘pallavra’ çdo tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga keqqeverisja, duke hedhur një shigjetë shumë të fortë pas kritikës së Metës, çka përforcon dyshimet për një krisje të madhe në Partinë e Lirisë.

Postimi i Braimllarit:

Mirënjohje për këtë ekip të jashtëzakonshëm që përballuan në Korçë një ndër fushatat më të ashpra.

Këto të rinj energjikë, patriot të vërtetë qëndruan të palëkundur kundër një armate shtetërore.

Sot janë krenaria jonë e organizimit dhe e përkushtimit

Iu jam me jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm

Kurrë nuk e lëshuan frontin e opozitës në Korçë, ndërkohë që një pjesë zgjodhi pushtetin dhe luksin qeveritar, ju qëndruat të fortë, të vendosur, të pakompromis me pushtetin

Qëndruat në betejë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të Rilindjes????

Është koha të refuzojmë çdo "PALLAVËR" që ju heq fokusin nga lufta kundër keqqeverisjes????

Besoni mbi sakrificën tonë të përbashkët

Të bashkojmë po ato energji që kishim në fushatë kundër shpopullimit masiv, kundër shkatërrimit të fermerit vendas kundër mungesës së vendeve të punës, kundër kostos së lartë të jetesës, kundër mungesës së meritokracisë dhe kundër mungesës së shtetit të së drejtës.

Na duhet energji bashkimi


Lajmi kryesor:

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Politike! S’përbën interes për mua


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi