Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Politike! S’përbën interes për mua

Nga Korça kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar SPAK dhe ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

‘Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje.

Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën.

Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet Partia e Lirisë nuk sekuestrohet.’- tha Meta.

Meta kritikoi edhe aleancën me Berishën në 14 maj “Bashkë Fitojmë” duke thënë se nëse do të kishte funksionuar do të kishte fituar.

'Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nëse do kishte funksionuar do të kishte fituar. Fakti që nuk funksionoi tregoi rezultatin në këshilla bashkiake. Shumë vota u trafikuan në parti inekzistente.'- tha Meta.

Kritika të shumta pati edhe për vetë Partinë e Lirisë, që e drejton prej largimit nga Presidenca duke thënë se është organizuar me gënjeshtra dhe se do të pastrohet nga të infiltruarit e Edi Ramës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Çfarë po ndodh brenda PL-së? Meta tha se strukturat janë inekzistente, i përgjigjet Braimllari: Pallavra

Ilir Meta kritikoi strukturat e opozitës në qytetin e Korçës teksa foli në një konferencë me gazetarët. Meta gjithashtu tha se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk funksionoi dhe kjo u pa në rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit, ku sipas tij shumë vota që u premtuan për këshilltarët bashkiakë të PL-së shkuan për parti inekzistente.

Duket se përgjigjen për performancën e Partisë së Lirisë në qytetin e Korçës e ka marrë nga nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari. Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari ka hedhur një foto me strukturat e këtij qytetit që janë të angazhuara në PL.

Ai i ka cilësuar si ‘pallavra’ çdo tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga keqqeverisja, duke hedhur një shigjetë shumë të fortë pas kritikës së Metës, çka përforcon dyshimet për një krisje të madhe në Partinë e Lirisë.

Postimi i Braimllarit:

Mirënjohje për këtë ekip të jashtëzakonshëm që përballuan në Korçë një ndër fushatat më të ashpra.

Këto të rinj energjikë, patriot të vërtetë qëndruan të palëkundur kundër një armate shtetërore.

Sot janë krenaria jonë e organizimit dhe e përkushtimit

Iu jam me jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm

Kurrë nuk e lëshuan frontin e opozitës në Korçë, ndërkohë që një pjesë zgjodhi pushtetin dhe luksin qeveritar, ju qëndruat të fortë, të vendosur, të pakompromis me pushtetin

Qëndruat në betejë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të Rilindjes????

Është koha të refuzojmë çdo "PALLAVËR" që ju heq fokusin nga lufta kundër keqqeverisjes????

Besoni mbi sakrificën tonë të përbashkët

Të bashkojmë po ato energji që kishim në fushatë kundër shpopullimit masiv, kundër shkatërrimit të fermerit vendas kundër mungesës së vendeve të punës, kundër kostos së lartë të jetesës, kundër mungesës së meritokracisë dhe kundër mungesës së shtetit të së drejtës.

Na duhet energji bashkimi

 

Ora 12:14
Qëllimi i postimeve duke u stërvitur, Ilir Meta nga Korça: Bëni sport, mos pini mall! Kam marrë sustat me vete

 

Nga Korça, kreu i PL-së Ilir Meta në konferencë me gazetarët kritikoi koalicionin 'Bashkë Fitojmë' pasi dështoi në zgjedhjet lokale të 14 majit.

'Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nëse do kishte funksionuar do të kishte fituar. Fakti që nuk funksionoi tregoi rezultatin në këshilla bashkiake. Shumë vota u trafikuan në parti inekzistente. Nëse gjithë këshilltarët e opozitës në Tiranë luftojnë si Tedi Blushi ta dini se ai lali i 5 d-ve nuk rri më tek zyra as 1 javë. E po kështu edhe për Raqkën tuaj. PL është më e fortë se kurrë dhe e gatshme për të qenë uragan dhe ti jap frymëmarrje aksionit opozitar. Po të ishte e dobët opozita nuk e izolonin Sali Berishën. Opozita lokale këtu është ku të thërret qameti, por shumë shpejt do ngrihet. Kemi ardhur të shohim aeroportin, stacionin hekurudhor, TEC, stadiumin. Opozita politike është shumë prapa qytetarëve. Investim i Edi Ramës ka qenë tek korruptimi i opozitës, për 10 vite kishte Lulzim Basha dhe tek korruptimi i ndërkombëtarëve.'

Meta dhe koment edhe për videot sportive që poston në rrjtet sociale, duke thënë se qëllimi është të bësh sport dhe të mos pish mall.

'Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci. Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e Çikës. Sporti është prioritet madhor për PL. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën, nuk duhen shkatërruar objektet sportive për kulla. U shokova edhe pak më parë me disa personalitete të sportit në Korçë, se si mundet që askush nga bashkia nuk mori pjesë në përcjelljen e një sportisti si Todi Vaso. Njeri  i jashtëzakonshëm. Pyeta si mund të ndodhi kjo gjë. Kishte bërë një krim të madh Todo Vaso, sepse kishte dal kundër prishjes së stadiumit dhe kullave të Rilindjes. Koha e mposhtjes së një fuqie të kalbur që bazohet mbi frikën e qytetarëve të saj dhe korruptimit të opozitës ka mbaruar.'

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 14/04/2024 12:55

    pl duhet te pozicionohet nga socialdemokracia. po ndryshuat drejtim do te largoheni nga politika. duhet me u fshi partia e tom doshit, qe mashtron sikur perfqson socialdemokrtet vetem pse ka vene emrin parti social demokrate. Ky vete eshte non grata dhe narkotrafikant nderkombetar

    Përgjigju
  • ilir metaj: 14/04/2024 07:42

    mos pini mall ,,dhe pini birren korca,,sepse eshte fabrika ime,, qe ja kam lene gjasme ne pronesi irfan hysenbelliut...

    Përgjigju
  • Edi: 13/04/2024 15:27

    Nuk e paske ngju ate prrallen e gomarit me ujkun.....qe gomarin po e hante ujku e ky thoshte:ishalla jam ne enderr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale