Vizita e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit  teksa shoqërohet nga forcat speciale ka alarmuar Serbinë. Mediat serbe dhe ato ruse thonë se Serbia ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka dërguar në kufi me Kosovën.

Sipas raportimit të mediave kosovare, Thaçi shkoi në Ujman në orën 14:00 të mesditës së sotme dhe mbajti një fjalim në Kazermën “Adem Jashari”. Mediat kosovare thonë se Thaçi e ka zgjedhur ta vizitojë pikërisht sot Ujmanin për të sfiduar Albin Kurtin që po proteston në Prishtinë kundër tij.

Hashim Thaçi gjatë vizitës në Ujman

Ndonëse nuk e  sqarojnë se pse Forcat Speciale të Kosovës kanë rrethuar Ujmanin, mediat serbe shkruajnë se ishte Presidenti serb Aleksander Vuçiç ai që urdhëroi që ushtria të ishte në gatishmëri.

Të gjitha njësitë e policisë janë vënë në gatishmëri të lartë , shkruan RT

Hidrocentrali Ujman është me rëndësi strategjike për qëndrimin dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë. Ujmani, së bashku me Trepçën dhe trafostacionin Valaç, janë shumë të rëndësishme nga ana strategjike për Serbinë në tërësi.