Gjykata Kushtetuese ka dëshmuar sot edhe një herë paaftësinë, apo neglizhencën, për të vendosur rreth vlefshmërisë së 30 Qershorit.
Kjo pasi mori kohë plot dy vite duke u fshehur pas Komisionit të Venecias dhe opinionit të tij. Sot, që Kushtetuesja ka dy përgjigje në tryezë, ende nuk ka qenë e parapërgatitur për të vendosur. Vitore Tusha madje e ka lënë të hapur shpalljen e vendimit “brenda afateve”. E thënë ndryshe, Kushtetuesja mund të qëndrojë edhe një muaj pa e dhënë verdiktin për një temë kaq delikate. Sepse siç e parashikon edhe ligji: “Gjykata Kushtetuese i shqyrton çështjet brenda një afati të arsyeshëm, kurse vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës”.
Por përse është i nevojshëm sa më parë vendimi i GjK, rreth 30 Qershorit? Së pari, ky organ suprem i drejtësisë as nuk do të duhej t’i drejtohej për herë të dytë Venecias, kur kjo e fundit iu përgjigj që në 2019 pretendimeve të Ilir Metës.
Konkretisht, Komisioni shprehej se: “Një e drejtë e Presidentit për të shtyrë ose madje anuluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të themelohet pa një bazë të veçantë ligjore”.
Dhe të dytën herë, në tetor të këtij viti, po sërish Venecia vëren se Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershorit.
Megjithatë, tani që tekat e Voltana Ademit dhe Ilir Metës u plotësuan duke i dhuruar shqiptarëve dhe botës një cirk, a mundet që GJK të flasë përfundimisht dhe pak shpejt? Sepse nëse anëtarët e saj nuk e kuptojnë, këtu flitet për fatin e të paktën gjashtë bashkive pa kryetarë, që presin se ç’do të bëhet me to. Janë Dibra, Shkodra, Vora, Durrësi, Rrogozhina e Lushnja që përveçse duhet të kenë organet e tyre të zgjedhura vendore si i gjithë vendi, rrezikojnë investimet, ndihmat ekonomike e shumë çështje të tjera administrative.
Apo edhe për ta kuptuar këtë, i duhen leksione nga Venecia?
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
3.6%
-
S'më intereson
10.2%
Vota total: 658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 2/3 vlerësojnë pozitivisht SPAK-un, 3/5 Gjykatën Kushtetuese
17 Korrik, 10:16
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë për shfuqizimin e akcizës së birrës; Mbetet në fuqi ligji aktual: Nuk cenohet liria ekonomike
16 Korrik, 17:48
-
Gjyqtarë dhe prokurorë nga SHBA takim në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja Zaçaj vlerëson partneritetin për reformën në drejtësi
10 Korrik, 16:41
-
Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja rrëzon sërish PS-në: Duhet të shqyrtohet nga ne! Deputetët të votojnë si i urdhëruam! S’diskutohet vendimi i gjykatës
10 Korrik, 13:40
-
Shfuqizimi i dispozitave për Komisionet Hetimore, Bardhi: Mazhoranca e ka bërë rregull shkeljen e Kushtetutës! Është asgjësuar institucioni i Presidentit
10 Korrik, 13:31
-
Ligji për Komisionet Hetimore, 'Kushtetuesja' shfuqizon marrjen e lejes nga Gjykata e Prokuroria për pyetjen e dëshmitarëve! Opozita të drejtë ankimi nëse u refuzohet marrja e provave
9 Korrik, 19:04
-
Mandati i Xhaçkës, Kuvendi kërkesë Kushtetueses: Drejtohu ‘Venecias’! Paqartësi juridike për vendimmarrjen e deputetit
8 Korrik, 17:14
-
Fatos Çoçoli: Kushtetuesja dhe djegja e 100 milionë eurove të shqiptarëve
29 Qershor, 10:51
-
Shfuqizimi i tatimit 15% për profesionet e lira, ekspertja e Ekonomisë tregon çfarë do të ndodh me ata që kanë paguar! Si do të funksionojë 23%
28 Qershor, 18:57
-
Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira! Mbetet në fuqi 23% për ata me të ardhura mbi 14 mln lekë
27 Qershor, 18:14
-
Tatimi për profesionistët e lirë, mbyllet shqyrtimi gjyqësor, Kushtetuesja vendim për 30 ditë! Opozita dhe grupet: Tatimi jo-kushtetues! Qeveria: Ligj i drejtë
25 Qershor, 16:49
-
Seanca në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Anëtarë e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin
25 Qershor, 13:12