Çfarë trishtimi ata flamuj amerikanë në Unazën e Re

Çfarë trishtimi ata flamuj amerikanë në Unazën e Re

Çfarë gjëje e trishtuar jane ata flamuj amerikanë që valëviteshin nga demonstruesit e Astirit ndërkohë që përplaseshin me Policinë. Përdorimi i flamurit amerikan të kujton protestat e para të Partisë Demokratike, kur në vitin 1992 marshonte në shesh për të përmbysur një regjim diktatorial dhe e bënte këtë duke shpalosur mbështetjen nga një vend i madh demokratik perëndimor.

Por ç’punë ka sot ai simbol, në prag të vitit 2019, që shpaloset në protestat e Unazës së Re? Në cilin cep të Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikohet që shtëpitë pa leje të gëzojnë imunitet nga ligji? Cilin parim të lirisë, demokracisë dhe barazisë shoqërore mbrojnë demonstruesit, të cilët sulmojnë Policinë për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset e tyre të ndërtuara në mënyrë abuzive? Dhe si mund të pretendohet të veprosh në emër të flamurit amerikan, qoftë edhe po të mendosh se në Shtetet e Bashkuara këdo që guxon të ngrejë zërin ndaj një agjenti të Policisë (jo të hedhë shashka kundër tij) në moment e shtrijnë përtokë me pistoletë elektrike dhe e mbyllin në qeli?

Ata flamuj amerikanë, që drejtuesit e Partisë Demokratike ua vunë në duar protestuesve, tregojnë se sa e vjetër është kjo protestë. Dhe se si, pas 25 vjetësh, PD ende nuk ka mundur të transformohet në një forcë politike moderne dhe evropiane. (c.bo)    

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • orli: 23/11/2018 11:56

    Se harrova, per flamurin Amerikan duan te lajne m...t me sh....rre sepse para disa ditesh e perdhosen duke e djegur!

    Përgjigju
  • orli: 23/11/2018 11:47

    Keto ndertimet pa leje dhe aq me keq pa asnje lloj kriteri jane rezultat i rrumpalles sali vuku i cili ndertoi me qellim rrumpallen shtet, rrumpallen arsim, shendetesi, ushtri, polici, urbanistike dhe kryefjalen e te gjithave krijoi rrumpallen njeri! Ne Europen e civilizuar ku ne kerkojme te shkojme jo qe nuk behet fjale qe te ndertosh banesa pa leje por edhe per nje mure ne kufi me komshiun nuk e merr dot lejen nga bashkia pa miratimin e komshiut ndersa ne shtepine tende po do te ndertosh p.sh.20cm lartesi ose gjatesi, gjeresi muri jashte plani, po u kape gjate ndertimit prishet, po i shpetove gjate ndertimit e te kapin pas ndertimit, pervec gjobes qe do paguash do te rritet edhe taksa kadastrale! Prandaj jeni te lutur o rrumpalle njerez te votoni per rrumpallo-partine e lul-sali-monika metes dhe te livadhisni pa paguar taksa, pa paguar energjine e duke ndertuar ku te ju teket, vetem jo ke vilat e sales e metes.

    Përgjigju
  • sefa: 23/11/2018 05:17

    ca bone mire? ligjet jane bere per tu zbatuar. premtimet e politikaneve behen per te mos u mbajtur, shteti ka pare boll me i sistemu njerezit me lek ose edhe me nje ndertim pallati. ne shtetin amerikan ka shum pune e i jep mundesi atij qe punon edhe te jetoj, ketu, punojne dhe mbijetojne. tashti zoterote a je i mendimit qe njerezit te jetojne apo te mbijetojne? ne kete rast per ata qe iu prishen banesat, quhet rrenim. faleminderit.

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 22/11/2018 23:07

    Ata mbrojne parimin qe SHBA e kane sot e 200 vjet perpara te mbrojtur me ligje.. Pronen e tyre qe e kan ndrtu me djerse dhe gjake ..jo me droge dhe me tendra . Si Edi Tahiri e Xhafa Vangjushi..E shumica e politikes...ato shpia e bisnese te vogla qe mbajne gjalle femijet jan ndertu para 25 vjetesh si te gjithe populli..ku ta dinin qe nje dite do bahet rruge 100 metra gjersi ... Duan leket e veta dhe shndet ok

    Përgjigju
    • Erik: 23/11/2018 10:46

      E kane ditur shume mire o militant shashkash. Gjithe pjesa perballe u mbush me pallate, ajo pjesa tjeter e Unazes nuk iu dha asnje leje per ndertim pallatesh. Pse? Mos ishte me e lakmuar zona e Kasharit per ndertim se sa zona brenda vijes se verdhe te Tiranes? Pike se pari kane shkelur ligjin per ndertim pa leje dhe minimalja po te donte shteti i perndiqte ligjerisht per ate veprim antiligjor packa se mund te jene edhe 300 mije te tjere qe e kane bere. Le qe s'e ndjejne veten te paligjshem, por kane kurajon te kerkojne demshperblim per dicka qe e kane bere me vetedije qe eshte e antiligjore. Ka me mijera familje qe jetojne me qira ne Tirane e s'kane shkelur ligjin, nuk eshte fundi i botes se iu shtuan edhe 200 te tjera te paligjshme. Ai flamur amerikan tregon primitivizmin e atyre njerezve qe e valvisin qe u ka mbetur sahati ne vitin 1992 dhe presin SHBA si shpetimin e tyre. Te marrin qirane qe po i jep bashkia e te largohen nga rruga se njerezit e thjeshte s'u kane asnje faj, madje do vazhdojne te paguajne per t'u siguruar qirane dhe kompensimin te tjereve qe i kane nxjerr certifikatat e pronesise ne menyre korruptive antiligjore. S'jane me te mire se shume te tjere qe u jane prishur shtepite pergjate unazes se re apo bulevardit te ri dhe s'kane perfituar asgje.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja