Çfarë truri dhe zemre duhet të kesh, të mos duash sot një Ballkan të hapur?!

Çfarë truri dhe zemre duhet të kesh, të mos duash sot një Ballkan të hapur?!

Rama është sot, e nesër nuk do të jetë, po ashtu Vuçiç, Zaev, Kurti etj. Nuk do të jemi ne, por ama do të kemi një Ballkan të hapur. Ç’tru e zemër mund të kesh, kur sot, disa prej nesh, njerëz të izoluar si kafshë në kafaz për 40 vjet nga diktatura më e çmendur që mbylli kufij e shtëpi, kundërshtojnë me argumente qesharake hapjen e Ballkanit. “Do të përfitojnë produktet serbe”, thonë disa, që nuk shohin, apo nuk duan të shohin se si, që këtë verë, qindra e qindra familje serbe erdhën dhe kaluan pushimet e tyre në Jugun shqiptar. Sa familje shqiptare shkuan të shpenzojnë për pushimet e tyre në Serbi? Nëse nesër ke në treg një pastë dhëmbësh serbe, krahas asaj italianes apo turkes, vendos ti se cilën dëshiron të blesh! Nga kjo hapje e propozuar e Ballkanit mund të trishtohen italianë, grekë e turq që prej vitesh mbushin tregun tonë, por jo ne shqiptarët. Ne do t’i ofrojmë tregut ballkanas atë që dimë ne të bëjmë më mirë: turizmin me natyrën e shumëllojëshme, bregdetin, bimët mjeksore, agriturizmin, gastronominë mesdhetare  që nuk ka të krahasuar me atë ballkanase e shumë produkte që janë të padukshme për masën, por konkurruese që tani për rajonin dhe ambicioze edhe për Europën dhe më gjerë.

Hapja e Ballkanit është  një nismë e vështirë për shkak të historisë së rëndë që mbajmë në kurriz dhe padrejtësive të mëdha me njëri-tjetrin. Kemi mllefe, urrejtje me fqinjët, por hidhni pak sytë dhe shihni ç’kemi bërë dhe bëjmë me njëri-tjetrin. Ishte shqiptar Enver Hoxha e na mbajti të izoluar egërsisht, është shqiptar Sali Berisha, por një nga aferat më të errëta të karrierës dhe familjes së tij është ajo e thyerjes së embargos së karburantit duke furnizuar Serbinë gjatë luftës me Kosovën dhe e korrupsionit me energjinë elektrike po me një firmë serbe gjatë qeverisjes 2005-2013. Janë kufijtë e hapur, është Ballkani i hapur problem ynë apo hileqarët që kërkojnë të shkatërrojnë, bllokojnë, përflasin, shpifin, vetëm për përfitime personale?

E megjithatë një ide konstruktive dhe e mirë është vështirë të vdesë e të zhduket. Koha do ta tregojë se pavarësisht egërsisë së disa kundërshtarëve, idetë progresiste marrin rrugë dhe jetë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralla zura nje gale: 14/08/2021 05:46

    Akoma nuk po ndahemi nga politika komuniste qe nuk bente marredhenie ekonomike tregetare apo edhe kulturore sepse o do ti quanin shtete kaputaliste qe ishin vasale te imperializmit amerikan ose do ti quanin revizioniste ose vasale te Bashkimit Sovjetik sot Rusia.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/08/2021 16:59

    Pershendetje te gjitheve! Ju uroj pushime te kendshme! Nje gje nuk e kuptoj. Kujt i hyn ne pune „ballkani i hapur “. Eshte shume e qarte, Serbia nuk ka dalje ne det, dhe duke shfrytezuar mendjendriturin tone e perdor gjoja ”ballkani i hapur “. Ne mos gabohem, zonja eshte bashkshortja e Karlo Bollinos, dhe doemos e ka pashaporten italiane. Shqiptaret vuajne qe te kene treg pune te lire ne BE, dhe JO ne ”ballkanin e hapur “. Kaq ……….. Gjithe te mirat

    Përgjigju
  • Genti: 13/08/2021 16:25

    o bazel je tipik shpellar. Shiko te tuat o njeri cfar bejne, mos shaj te tjerat.

    Përgjigju
  • Basel1973: 13/08/2021 15:45

    Imagjino te te japi leksione nje bunder shijaku mbi politikat e Ballkanit Ha ha ha Rruspije servile.

    Përgjigju
  • rrofte Ballkani i Bashkuar!: 13/08/2021 14:54

    Nese neser ne treg do te kete p.sh. nje paste dhembesh italiane, turke apo serbe, natyrisht qe do te preferoja dhe do te blija pa hezitim ate Serbe. Ne te gjithe Popujt e Ballkanit pa hezitim, DUHET te bashkohemi dhe te bashkerendisim forcat e energjite per Zhvillim dhe Progres e Paqe te gjithe se bashku. Jemi Vellezer. Rrofte Ballkani i Bashkuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!