Lufta ndaj koronavirus na ka bërë të kuptojmë edhe më shumë vlerën e vazhdimësisë së jetës.
Njerëzit po shohin në një këndvështrim tjetër jetën, lirinë, dashurinë për natyrën, lumenjtë, lulet...pasardhësit e tyre, si simbol të vijueshmërisë së ekzistencës njerëzore.
E në kohën kur Covid-19 nuk po kursen më as jetën e fëmijëve, për prindërit lind domosdoshmërisht nevoja që të rrisin kujdesin ndaj tyre, duke i krijuar mundësinë që fëmijët të ndihen të lumtur edhe brenda mureve të shtëpisë.
Shumë video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë kreativitet lidhur me mënyrën sesi ti argëtojmë fëmijët brenda shtëpisë, duke sjell shpesh mënyra shumë interesante për të ofruar brenda hapësirës së kufizuar nga muret lojëra që fëmijët shpesh i bëjnë në natyrë.
Video e mëposhtme tregon një nga mënyrat!