Çfarë do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, Gjergj Muzaka për Report Tv tregon detajet: 2023 do të jetë viti i aktiviteteve sportive 

Gjergj Muzaka, drejtor i Përgjithshëm i Promovimi te qytetit në Bashkinë e Tiranës ka ndarë për Report Tv aktivitetet që do të mbahen natën e ndërrimit të viteve. Ai ka treguar për aktivitetet që janë mbajtur në Tiranë që nga nisja e vitit 2022, pas shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Rinisë e deri në natën e ndërrimit të viteve.


“Këtë vit i kemi nisur më herët festimet dhe aktivitetet për shkak edhe të kampionatit botëror. Përgjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur aktivitete të ndryshme për rininë shqiptare dhe kemi bërë maksimumin edhe pas marrjes së titullit së Tiranës si Kryeqyteti i Rinisë. Përsa i përket atmosferës festive, më 5 dhjetor ishte ndezja e dritave në sheshin “Skenderbej” e pas nisjes zyrtare të festave të fundvitit ka pasur pafund aktivitete dhe koncerte fantastike dhe jemi munduar të përfshijmë çdo grupmoshë", tha ai.


Sa i përket koncerteve, Muzaka ka renditur disa prej koncerteve që janë zhvilluar në kryeqytet, gjithashtu fton të gjithë të rinjtë shqiptar të marrin pjesë në koncertin që do të zhvillohet ditën e sotme më këngëtarët Kida dhe Buta. Gjithashtu, ai tha se do të ketë shumë surpriza natën e ndërrimit të viteve dhe tregoi se kush do të jenë dy këngëtarët që do të performojnë atë natë.


“Kemi zhvilluar shumë koncerte përgjatë vitit, apo konferenca, gjithashtu edhe pjesë teatri për fëmijë në mënyrë që të kenë mundësi ta shijojnë atmosferën festive të gjitha grupmoshat. Në shesh është zhvilluar koncerti më i madh me Dua Lipën, ekrani i madh i futbollit ‘Fan Zone”, koncerti i Krishtlindjeve dhe teatër për fëmijë. Sot është koncerti ku do këndoj Buda dhe Kida dhe ftoj të gjithë të rinjtë ta shijojnë këtë natë. Nata e ndërrimit të viteve do të nis me spektaklin e madh të  fishekzjarrëve dhe të ftuar janë Luana Vjollca dhe Geteor Selimi. Do ketë dj dhe spektakël pafund dhe surpriza të tjera”, tha Gjergj Muzaka.


Përsa i përket fshatit festiv dhe të gjitha zbukurimeve që ndodhen në shesh, Muzaka tha që do vazhdojnë të qëndrojnë edhe në ditët e para të janarit. 


“Krahas “fun zone” u instalua edhe fshati festiv dhe koncerte të cilat do vazhdojnë edhe në ditët e tjera deri në javën e parë të janarit”, tha ai. 


I pyetur se çfarë rezervon viti 2023, Muzaka tha se do të ketë akoma më shumë aktivitete, por me karakter sportiv, pas titullit kryeqyteti i sportit.


“Këtë vit në kuadër të titullit kryeqyteti evropian i rinisë u organizuar aktivitete më të mëdha, Sun Hill festival, Florian Marku, konferenca. Vitin tjetër do kemi fokusin tek sporti dhe aktiviteti sportiv pasi synojmë të shpallemi kryeqyteti i sportit. Spektakli i fundvitit do të nis në orën 23:00 duke respektuar traditën e mbledhjes së familjarëve në tryezë, më pas pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit”, tha drejtori i Përgjithshëm i Promovimit të Tiranës

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë