Çfarë duhet të keni parasysh kur të zgjidhni çantën e shkollës për fëmijën tuaj

Çfarë duhet të keni parasysh kur të zgjidhni çantën e shkollës për fëmijën tuaj

Foto ilustruese

Shumë fëmijë hasin probleme me çantën e shkollës ose më saktë me rëndesën e saj që duhet ta përballojnë çdo ditë. Ka edhe nxënës që ankohen për probleme me shtyllën kurrizore pikërisht për shkak të rëndesës së çantës. Përzgjedhja e një çante shkolle të përshtatshme, vendosja dhe mbajtja e saj në mënyre korrekte është shumë e rëndësishme për të siguruar zhvillim të shëndetshëm të shtyllës kurrizore të fëmijës suaj.

Gjatë përzgjedhjes së çantës së shkollës për fëmijën tuaj, merrni parasysh të zgjidhni një çantë shpine me dy rripa të cilët lejojnë që pesha e ngarkesës të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë trupit. Çantat me një rrip mund të shkaktojnë dëmtime në shpatull, kurriz dhe qafë për shkak të ngarkesës që nuk shpërndahet njëtrajtësisht.

Zgjidhni një çantë që i përputhet fëmijës dhe i përshtatet përmasave të trupit të fëmijës. Çanta duhet të mbështetet në mënyrë të rehatshme pas kurrizit. Shmangni çantat të cilat janë më të gjera se sa fëmija juaj. Gjithashtu duhet të keni parasysh që çanta duhet të ketë shtresë të butë edhe në pjesën ku prek kurrizin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Ministri Hasani vizitë zyrtare, pritet nga krerët e shtetit: Bashkëpunim në disa fusha

Kroaci/ Ministri Hasani vizitë zyrtare, pritet nga krerët e shtetit: Bashkëpunim në disa fusha