“Bye bye” ishte një bashkëpunim i suksesshëm mes Tayna-s dhe Dafinës rreth dy vite më parë, i cili u bë hiti i verës. Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën, por nuk dihet arsyeja.
Si Tayna edhe dafina vijojnë ta këndojnë nëpër koncerte këngën “Bye bye”, teksa një video e Taynës është bërë virale së fundmi në rrjet. Ajo shihet teksa këndon këngën dhe vihet re se ajo bën një modifikim në vargun: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.
Tashmë, Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Kujtojmë që emri i vërtetë i reperes së njohur është Doruntina.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)