Çfarë ndodh me trupin kur bëjmë tatuazhe...

Çfarë ndodh me trupin kur bëjmë tatuazhe...

Foto nga studimi

Një studim i fundit ka treguar se tatuazhet rrisin sistemin imunitar.

Në vitin 2018, Christopher D. Lynn ka qenë në Samoa me antropologen Michaela Howells dhe kanë studiuar kulturën e tatuazheve.

Duke punuar me tatuazistët ata donin të shihnin reagimin imunitar të personave që bënin tatuazhe

Sipas CNN, Më shumë se 30% e amerikanëve kanë bërë tatuazhe sot, megjithatë disa studime janë përqendruar në ndikimin biologjik përtej rreziqeve të kancerit ose infeksionit.

Sipas tij, të bërit tatuazhe krijon një imazh të përhershëm duke futur bojë me shpime të vogla nën lëkurë, ku  trupi e trajton një tatuazh si një plagë dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat.

Sipas studimit, përgjigjet imunitare përfshijnë reagime të përgjithshme ndaj materialit të huaj.

Kur trupi merr  një tatuazh të ri e nxit sistemin imunitar të dërgojë qelizat e bardha të gjakut të quajtura makrofage për të luftuar infeksionin që mund të krijohet.

Trupi gjithashtu lëshon përgjigje adaptive, proteinat në gjak përpiqen të luftojnë dhe çaktivizojnë pushtuesit që trupi i njeh si problem. 

Në Samoan Amerikane, ata punuan në Zyrën e Mbrojtjes Historike për të rekrutuar pjesëmarrës të studimit me ndihmën e artistëve të tatuazheve Joe Ioane të Off Da Rock Tattoos, Duffy Hudson të Tatau Manaia dhe tatuazhit tradicional me dore Su'a Tupuola Uilisone Fitiao. 

Morën pjesë 25 persona që përfshinin turistë dhe vendas.

"Ne mbledhëm pështymë në fillim dhe në fund të çdo seance tatuazhesh, duke kontrolluar për kohëzgjatjen e tatuazhit. Ne gjithashtu matëm peshën, lartësinë dhe densitetin e yndyrës së marrësi. Nga mostrat e pështymës, kemi nxjerrë imunoglobulinën A të antitrupave, si dhe kortizolin e hormonit të stresit dhe proteinën reaktive C të shënjuesit inflamator", është shprehur Lynn.

Imunoglobulina A  siguron mbrojtje të rëndësishme kundër patogjenëve të shpeshtë si ato të ftohjes së zakonshme dhe u zbulua se ajo mbetet e lartë në qarkullimin e gjakut edhe pas shërimit të tatuazheve. 

Personat që harxhuan më shumë kohë duke bërë tatuazhin, prodhuan më shumë imunoglobulinë A të pështymës, duke pasur një reagim më të madh në krahasim me ata që tatuazhi u mori më pak kohë.

Studime të tjera zbulojnë se stresi afatshkurtër e rrit sistemin imunitar, duke e përgatitur trupin për të luftuar mikrobet.

Lynn zgjodhi këtë vend për të bërë studiminin, pasi samoansët  kanë kulturën më të vjetër të tatuazheve në Ishujt Paqësorë. 

Ata zakonisht marrin leje nga familja për të bërë tatuazhe dhe e kanë pjesë të kulturës së tyre.

Sipas Lynn, marrja e tatuazheve përfshin shumë përgjegjësi dhe tregon gatishmërinë për t'i shërbyer komunitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital