Michael Schumacher Legjenda e Formula 1 ndodhet në Paris për të marrë një kurim special. Schumacher ndodhet prej 6 vitesh në gjendje vegjetative pasi u aksidentua duke bërë ski në alpet franceze.
Ai tani ndodhet i shtruar në siptalin Georges Pimpidou në Paris .
Sipas "The Sun", ai i është nënshtruar një kure mjaft të veçantë, terapia në bazë të qelizave staminale ose burimore. Një ndër antarët e spitalit thotë se ai është i vetëdijshëm dhe mund të shërohet së shpejti. ‘
Sa të mbarojë terapinë e qelizave staminale që po monitorohet nga kardiologu i famshëm Philippe Menasché, legjenda e Formula 1 do të kthehet në shtëpi.
Schumacher nga aksidenti pësoi dëmtime të shumta në kokë dhe deri në ditët e sotme ka patur pak përmirësime dhe nuk ka dalë fare në publik.