Nis lirimi i hapësirave publike në plazhin e Durrësit.
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që detyron ndarjen e plazheve, 80% stacione private dhe 20% publike, Task Forca e Turizmit, në bashkëpunim me prefekturën e qarkut ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm për heqjen e çadrave në vijën e parë të plazhit tek Ura e Dajlanit, e cila nga sot i është rikthyer pushuesve për tu shfrytëzuar si plazh publik.
Në foto vërehet edhe vendosja e tabelës, që sinjalizon që kjo zonë plazhi do të mund të shfrytëzohet pa pagesë nga pushues, që duan të vendosin çadrat e tyre personale në rërë.
Në bashkëpunim me policinë bashkiake, ka nisur edhe aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve nga shitësit ambulantë, problematikë vazhdimisht e denoncuar nga qytetarë dhe pushues. Task Forca e Turizmit, e ngritur me urdhër të ministrit Blendi Klosi do të vijojë aksionin pa ndërprerje, për të garantuar: Ndarjen e plazheve sipas VKM-së për “Stacionet e Plazhit”, Garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve; Ofrimin e shërbimeve të certifikuara, duke punësuar vrojtues të trajnuar; Sigurimin e higjienës në strukturat akomoduese dhe të qetësisë në plazhet publike dhe private.
Task Forca e Turizmit, e ngritur me urdhër të ministrit Klosi ka nisur punën në terren më datë 24 qershor dhe do të vijojë deri më datë 20 korrik, për të verifikuar kushtet e ligjshmërisë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe bregliqenore, në vend, nga veriu në jug, për sezon turistik më të mirë dhe më të sigurtë se paraardhësi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor, 09:50
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01
-
Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben
4 Nëntor, 15:16
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26
-
Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet
2 Nëntor, 21:24
-
Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve
30 Tetor, 12:30
-
Vera ka mbaruar, por turistët e huaj s’i ndahen Shqipërisë! Britanikët lundrojnë në Vjosë me kanoe, Rama poston pamjet pikante (VIDEO)
29 Tetor, 08:39
-
Strategjia ‘Turizmi 2030’/ Punonjësit sezonal në turizëm, pagë edhe jashtë sezonit! Qëllimi, të mbahen të kualifikuarit
27 Tetor, 17:15
-
Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor
25 Tetor, 16:38
-
Kumbaro takim me ministrin e turizmit të Bullgarisë: Marrëveshje e përbashkët për të çuar përpara ekonomitë e dy vendeve
24 Tetor, 11:54
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor, 10:17
Shum zhurm beni ne te gjith plazhet azgje nuk regullohet se pagujn bosat e hoteleve.Ne te gjith plazhet ka njerz qe duhet te bejn plazh dhe bejn kilometra pa fund per te gjet nji vend qe esht pa pages sa turp .Zoti minister beje plazhin per te gjith njisoj edhe per ate qe nuk ka mendo me shum se ai qe ka e gjen vet nuk do ndihmen tuaj. A e dini se si shprehen pronaret e hoteleve ne vendin ton ai qe ka do bej plazh ai qe ska te ri ne shpi po or tungjatjeta si thot dhe i madhi Mirush Kabashi.po ti me ke zen plazhin dhe un skam kujt ti ankohe dhe ri se fjalen time nuk e degjo njeri kuse ti e blen me lek plazhi.Edhe Tomka me shoket e tij u merziten qe gjermanet i zun fushen ku lunin fudboll por skishin car te bashin e pranun .Vetem shteti ka forc te vej regull .. Pershendetje nga USA BOSTON.
PërgjigjuJo vetem hapsirat publike qe duhet te kete,Po problem jane edhe gardhet qe jane vendosur per te ndare Bllokun nga Kavalishenca.Kete nga Tropikali,e me radhe gardhet e tjera ne ate zone qe vazhdojne deri brenda ne det,?? Perse Kemi bere pushime edhe jashte po gardhe te tilla kaq te shpifura nuk kemi pare.
PërgjigjuPergezime per kete nisme, por shume here eshte thene dhe rezultati ka qene po ne favor te privateve. Ne plazhin e Golemit jane zene te gjitha hapesirat nga privati i cili me arrogance te heq cadren e vendosur nga plazhiste te cilet nuk duan te qendroje ne cadrat me pagese. Ky popull kerkon vetem te zbatohen ligjet e vendosura nga kjo qeveri e cila duhet te kontrolloje dhe te zbatoje keto ligje deri ne fund.Jemi ne pritje te zbatimit te kesaj nisme qe eshte ne favor te popullit te thjeshte.
PërgjigjuNe preveze (vetem 2 ore nga Gjirokastra) plazhi eshte falas. Ulesh ne zhezllong, porosit nje uje dhe te thote faleminderit e qendrim te mbare. Po te duash mos rri fare ne zhezllong por ver cadren tende. Cmimet e apartamenteve jane si ne Durres. E pse duhet te shkoj ne Durres??!! per te kursyer leket e karburantit??!!
PërgjigjuI gjithe bregdeti eshte publik ne cdo vend te botes kurse ne shqiperi ?
PërgjigjuSi eshte e mundur qe cetem 20% plazh publik, pra ne 100 metra plazh, vetem 20 metra per qytetaret qe jane blere edhe shtepi ne plazh dhe mund te rrijne 2 deri 3 muaj ne plazh dhe keshtu i bije qe te paguajne te pakten 300.000 leke shezlonget e privatit ne ambjentet qe u takojne te gjithe qytetareve. Paradoks shqiptar, se nuk mund te kete raporte te tilla neper bote. Kjo lloj ndarje edhe ne te kaluaren por edhe kete vit ka shkaketuar konflikte midis pushuesve dhe privateve qe zene edhe pronen publike me lejen e pajustifikuar te shtetit. Eshte skandaloz raporti 80 me 20 ne favor re privatit.
PërgjigjuIshalla e mbajne fjalen se ket jane sporadike Marin leket policet dhe bejne sikur nuk shohin
PërgjigjuPse vetem ne Durres,beheni ne te gjithe Shqiperine...
Përgjigju