Çfarë është dieta me ujë që nuk duhet ta provoni kurrë dhe pse?!

Çfarë është dieta me ujë që nuk duhet ta provoni kurrë dhe pse?!

Foto ilustruese

Njerëzit që duan të humbasin në peshë e kanë kuptuar gabim, pasi të dobësohesh nuk është të mos ushqehesh, por të ushqehesh shëndetshëm. Dieta e ujit e vë trupin tuaj në një situatë 'agjërimi', ku nuk merrni as vlerat minimale ushqyese dhe kjo është shumë e dëmshme. Sipas ekspertëve kur trupi nuk ushqehet përdor përdor burimet e trupit të proteinave dhe lipoideve.

Mungesa e të ushqyerit për periudha të gjata kohore mund të rezultojë me simptoma si: lodhja, nervozizmi, ankthi, rënia e presionit të gjakut, madje edhe aritmia e zemrës, konfuzionet apo humbja e vetëdijes. kështu që asnjë nga dietologët nuk e këshillon këtë mënyrë të humburi në peshë, pasi ju humbisni kilogramë si pasojë e mosushqyerjes për periudha të zgjatura kohore dhe kjo gjë është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin. Kështu që vendosni një dietë të ekuilibruar, alternojeni me stërvitje dhe do të arrini rezultate të dëshiriuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg