TIRANE - Nisin sot ndeshjet e play-off për Champions Leagua. Ndeshja më e rëndësishme është ajo mes PSV Einthoven dhe Milanit. Kuqezinjtë italianë do t’u duhet ta nisin aventurën këtë rradhë nga kjo fazë për të pretenduar fazën e grupeve, ndërkohë që edhe holandezët pretendojnë kalimin e këtij turi. Për kuqezinjtë nuk do të jenë të gatshëm Robinjo dhe De Sciglio.

Sulmuesi dhe mbrojtësi nuk kanë arritur të rikuperohen për ndeshjen e sotme. Ndërkohë që do të jetë në fushë “problematiku” Mario Baloteli, I cili ka kaluar një problem me gjurin që e jashtë ndeshjes së Italisë me Argjentinën. Traineri Masimiliano Alegri ka thirrur për këtë ndeshje këta lojtarë: Abbiati, Amelia, Coppola; Abate, Constant, Mexes, Silvestre, Zaçardo, Zapata; Boateng, Cristante, De Jong, Emanuelson, Montolivo, Muntari, Nocerino, Poli; Balotelli, El Shaaraëy, Niang, Petagna.

Ndërkohë administrator I Milan, Adriano Galliani, tenton të zbusë tensionin në prag të kësaj ndeshjeje, jo pak të rëndëishme për ekipin. “Ky nuk është playoffi më I rëndëishëm I historisë së Milanit dhe nuk shoh pse duhet të jetë. E rëndëishme është të shkosh në Champions, si herët e tjera. Nuk di të them diferencat mes kësaj ndeshjeje dhe të tjerave. Ishin kohë dhe lojtarë të tjerë.

Kemi një skuadër të mirë dhe në SHBA luajtëm mirë. PSV është një skuadër e denjë, në historinë e saj ka pasur Ronaldon, Romarion dhe Van Nistelroyn. Milanin e shoh mirë, -por nuk dua të bëj parashikime”, është shprehur Galiani. Ndërsa përsa I përket blerjeve të reja të kuqezinjve ka komentuar fare pak: “Kemi bërë atë që mundëm. Për Hondën nuk ka të reja”.
 
NDESHJET E TJERA TË CHAMPIONS LEAGUE

Të martën
Shakhtar Karagandy-Celtic
Lyon-Real Societad
P.Ferreira-Zenit Petërsburg
PSV Eindhoven-Milan
Viktoria Plzen-Maribor
 
Të mërkurën
Dinamo Zagreb-Austria Wien
Fenerbahçe-Arsenal
PFC Ludogerets Razgrad-Bazel
Schalke 04-Paok
Steaua Bucureshti-Legia Warszawa

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)