Champions, Bayern fiton raundin 1
Reali humb 2-1 në “Allianz Arena”

Champions, Bayern fiton raundin 1<br />Reali humb 2-1 në “Allianz Arena”
Bayern Munchen ka marrë një fitore tipike gjermane në minutat e fundit në gjysmëfinalen e parë të Champions League, ndaj Real Madrid. Skuadra bavareze e drejtuar nga Jupp Hejnckes ka befasuar spanjollët me një gol të Gomez, në minutën e 90, duke u kthyer në favorite për finalen e madhe që luhet pikërisht në “Allianz Arena”.

Ndeshja në Munchen, ishte emocionuese edhe për faktin se të dy trajnerët luajtën pa skema të mëdha taktike duke i besuar yjeve respektivë. Goli i parë erdhi nga një goditje e Franck Ribery që kaloi mes disa lojtarëve pa u ndalur, duke përshëndetur rrjetën e Casillas.

Por barazimi i Realit erdhi në pjesën e dytë pas disa tentativave radhazi. Në fillim goditja e dobët e Ronaldos u grushtua nga Neuer dhe më pas po talenti luzitan dha topin te Ozil që shënoi pak centimetra larg vijës fatale. Surpriza e hidhur për galaktikët erdhi në fund, me pasimin e bukur të Lahm, që gjeti të pambuluar Gomez, mes mbrojtësve të Realit, duke firmosur 2-1-

Surpriza- Pak minuta para fillimit të ndeshjes, një hajdut ka hyrë në dhomat e Realit të Madridit duke vjedhur këpucët e 3 futbollistëve merengues. Keqbërësi ka marrë këpucët e Cristiano Ronaldos, Karim Benzema dhe Mesut Oezil, si dhe disa fanela. Real Madrid ka bërë denoncim menjëherë në UEFA.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut