Champions, Bayern me "marshin
e 5" ndaj Arsenal, fiton dhe Real

Champions, Bayern me e 5" ndaj Arsenal, fiton dhe Real">
‎Nuk ka asnjë surprizë nga ndeshjet e mbrëmjes së kësaj të mërkure për fazën e 1/8 të UEFA Champions League.
 
Rekordmenët gjermanë, Bayern Munchen vijojnë me ecurinë pozitive ndaj Arsenal-it të Londrës, duke fituar me rezultatin e thellë 5:1.
 
Takimi i luajtur në "Allianz Arena" nuk pati histori, pasi bavarezët kontrolluan lojën në çdo aspekt.
 
Barazimi i përkohshëm i Arsenalit në minutën e '30 me Sanches, pasi më herët Robben kishte kaluar në avantazh Bayern me një gol mjaft të bukur nga jashtë zone, krijoi idenë e një ndeshje të balancuar.
 
Pjesa e dytë është një histori krejt tjetër, pasi ekipi i Carlo Ancelott-it shënoi plot katër herë në portën e Opsina-s.
 
Golat e fitores për bavarezët u shënuan nga Robben, Leëandoëski, dy herë Tiago Alcantara dhe Thomas Muller.
 
Bavarezët shkojnë të sigurt në ndeshjen e kthimit në "Emirates" pas dy javësh, falë rezultatit 5:1 përmbysja e cilit duket një mision i pamundur.


 
Në "Santiago Bernabeu" Real Madrid arrin të përmbysë Napolin me rezultatin 3:1.
 
Italianët kalojnë të parët në avantazh në minutën e 8 me anë të Insigne pas një hutimi të mbrojtjes madrilene.
 
"Galaktikët" kthehen shpejt në lojë dhe barazojnë ndeshjen me anë të Benzema në të '19. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë 1:1.
 
45 minutëshi i dytë i ndeshjes flet për Realin, të cilët kalojnë në epërsi në minutën e 49 me anë të mesfushorit gjerman, Toni Kroos.
 
Fitoren e spanjollëve 3:1 e vulosi braziliani Casemiro në minutën e '54, duke i dhënë më shumë shanse ekipit të Zidane në ndeshjen e kthimit në "San Paolo". 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos