Champions, Bayern në finale,
Real eliminohet pas penalltive

Champions, Bayern në finale,<br />Real eliminohet pas penalltive
Në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një finale para finaleje, e cila përcaktoi finalistin e dytë të edicionit të sivjetmë të garës më të madhe evropiane për klube. Në finalen e Munihut kundër Chelsea do të luajë Bayern Munich pas goditjeve të penalltive.

Skuadrat zhvilluan një pjesë të parë fantastike, me raste të shumta shënimi, në të cilën u realizuan tre gola. Pas një goditjeje të Di Marias, David Alaba intervenoi në rolin e portierit, me ç’rast u akordua penalti për klubin mbretëror. Cristiano Ronaldo ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë (6’).

Menjëherë pas, Arjen Robben pati një rast të jashtëzakonshëm shënimi, mirëpo e dërgoi topin mbi portë dhe vet u fut në rrjetë. Shumë shpejtë erdhi edhe goli i dytë i madrilenëve. Portugezi Ronaldo pranoi një top nga Mesut Oezil për të dërguar në ekstazë tifozët vendas (14’). Në vazhdim, skuadra mysafire luajti më mirë duke bërë presion të vazhdueshëm dhe duke rrezikuar disa herë portën vendase, dhe pas disa rasteve arriti të shënojë.

Mario Gomez u ndal në mënyrë të palejuar në zonë nga Pepe dhe nxori një penalti. Arjen Robben e mposhti Casillasin nga pika e bardhë, edhe pse portieri spanjoll për pak sa nuk ia mohoi golin (27’).Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ra tempi i lojës dhe skuadrat ishin mjaft të kujdesshme duke u përpjekur që të mos gabojnë. Benzema, Gomez e Ronaldo, janë lojtarët të cilët patën disa nga rastet që mund të përmendim gjatë zhvillimit të kësaj pjese.

Qendërsulmuesi i Bayernit pati edhe një rast të shkëlqyer në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, por nuk reagoi aq shpejt sa duhej. Pas 90 minutave rezultati ishte 2-1 në favor të Los Blancos dhe duke llogaritur rezultatin identik në favor të bavarezëve në Allianz Arena, duhej që të zhvilloheshin shtesat për ta gjetur fituesin por edhe ato nuk ndryshuan gjë. Kështu, u desh që të ekzekutoheshin penalltitë për ta përcaktuar finalistin e dytë. Pas ekzekutimit të penalltive më të efektshëm u treguan lojtarët e skuadrës së Bayern Munich të cilët në finalen e 19 majit në Allianz Arena do të luajnë kundër Chelsea.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën