Milan-Barcelona, Real Madrid-Manchester United, Arsenal-Bayern Munchen, janë ndeshjet më të forta të kësaj faze të Champions League që ka nxjerrë shorti në Zvicër.

Milani të provojë të ndalë ekipin më të mirë të momentit në planet. Një mision tepër të vështirë do të ketë edhe Reali i Murinjos përballë Manchetser United.

Juventusi do të përballet me Celtic. Borusia e Dortmundit me Shkaktarin, Valencia me Paris Saint-Germain, Galatasaray-Schalke dhe Porto - Malaga. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen në datat 12-13 dhe 19-20 shkurt.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është hehdur edhe shorti për kompeticionin e Ligës së Europës.

Takimet më të forta të kësaj faze do të jenë Zenit-Liverpool dhe Bayer Leverkusen- Benfica.

Interi do të luajë me Cluj, ndërsa Chelsea do të luajnë ndaj Sparta Praga, aty ku luan edhe shqiptari Bekim Bala./d.b.shqiptarja.com/