Manchester City dhe Atletico Madrid kanë hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League, pasi fituan ndeshjet e para që u zhvilluan sonte në mbrëmje.
 
Atletico Madrid mposhti në fushën kundërshtare në Gjermani, Bayern Leverkusenin me rezultatin 2-4 duke shkuar e qetë në ndeshjen e kthimit, pasi e luan në shtëpi.
 
Golat për Atletico Madrid u shënuan nga Saul, Gameiro dhe dy Torres, ndërsa për Leverkusen shënuan Bellarabi dhe një autogol i Savic.
 
Spektakolare ishte ndeshja e zhvilluar në Angli mes Cityt dhe Monaco, ku anglezët arritën që të fitojnë 5-3.
 
Ndeshja pati disa përmbysje, ndërsa Falcao humbi një penallti.
 
Golat për Cityn u shënuan nga Sterling, Aguero dy herë, Stone dhe Sane, ndërsa për Monaco shënuan Falcao dy herë dhe Lottin.
 
Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë për Cityn, por rezultati i arritur sonte krijon një qetësi momentale për t'u përgatitur aktin e dytë.
 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?