Selia e PS-së
Vetëm 16 nga 74 deputetët aktualë të Partisë Socialistë që janë aktualisht në Parlament, gjenden në listën e sigurt (të mbyllurat).
Nga këta 5 janë ministra të kabinetit qeveritar, pa llogaritur edhe kryeministrin Edi Rama.
10 prej të cilëve janë drejtues politikë në qarqe, 5 janë gratë deputete që bënë përjashtim nga rregulli dhe vetë kryeministri Edi Rama si i pari në listën e Tiranës.
34 deputetë aktualë do të jenë në listë të hapur. 24 deputetë të legjislaturës aktuale nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve.
Lajmi kryesor:
‘Gjenerata e re’, 186 EMRAT e PS për 11 majin! Rama në listën e mbyllur në Tiranë! Spikat "Neomalsorja" e Bido! 'Senatorët' si Braçe, Xhafaj e Majko në listë të hapur! 5 opozitarë bëhen socialistë










