Champions dhuron spektakël/ City thyhet nga Tottenham, Liverpool drejt kualifikimit

Champions dhuron spektakël/ City thyhet nga Tottenham, Liverpool drejt kualifikimit

Tottenham ka fituar 1-0 çerekfinalen e parë të Champions League të luajtur në shtëpi kundër Manchester City-t. Kjo ka qenë përballja e 157-të mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet, por e para në Europë. Kanë qenë dy heronjtë e londinezëve në mbrëmjen e djeshme portieri Lloris, i cili ka pritur penalltinë e Sergio Aguero në minutën e 13-të, dhe Son, autori i golit që ka vendosur fatin e ndeshjes në minutën e 79-të. Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Pochettino-s, por që ka patur një shije të hidhur, duke parë se në minutën e 55-të "Spurs" kanë humbur Harry Kane, i cili ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak dëmtimi. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet 17 prillin e ardhshëm në "Etihad Stadium".

Liverpool ka bërë gjysmën e punës duke mposhtur Porton 2-0 në Anfield. Çerekfinalja e parë nuk kishte surpriza, ashtu siç pritej The Reds ishin dominues nga minuta e parë e deri tek e fundit. Liverpool hyri në këtë sfidë me vetëbesim të madh pasi anglezët nuk kanë humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e luajtura ndaj Portos në Europë. Menjëherë të besuarit e Jurgen Klopp gjetën golin e avantazhit. Ishte Naby Keita i cili në minutën e 5’ shënoi golin e avantazhit me një goditje të bukur nga brenda zonës.  Në minutën e 26’ erdhi goli i dytë i shënuar nga Roberto Firmino. Braziliani e ka pasur shumë të lehtë ta shtynte topin në rrjetë pas krosit të ulët të Trent Alexander-Arnold. Një fitore e madhe e Liverpool që është me një këmbë në gjysmëfinale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?