Champions dhuron spektakël, PSG dërgon Liverpulin në Europa League, Totenhem i merr vendin e dytë Interit

Champions dhuron spektakël, PSG dërgon Liverpulin në Europa League, Totenhem i merr vendin e dytë Interit

Champions League ka dhuruar gola, spektakël dhe rezultate befasuese në mbrëmjen e djeshme. PSG është rikthyer fuqishëm duke mposhtur në Paris Liverpulin 2-1 për t’u  ngjitur në vendin e dytë me 8 pikë, një pas Napolit që kryeson grupin pas fitores 3-1 me Crvena Zvezda-n.

Aktualisht me këtë renditje të grupit Liverpuli, finalist i edicionit të kaluar ndodhet në Europa League, por për të thënë fjalën përfundimtare pritet ndeshja e fundit ku anglezët kanë shpresë, pasi ndodhen 3 pikë pas Napolit dhe dy pas PSG-së.

Në grupin B, Barcelona nuk ka lënë vend për surpriza duke fituar me PSV 1-2 në transfertë, ndërsa Totenhemi fitoi përballë Interit duke i marrë vendin e dytë në grup. Christian Eriksen 10 minuta para fundit shënoi golin e fitores për anglezët që ngjiten në kuotën e 7 pikëve, aq sa edhe italianët, por në vendin e dytë, ndërsa ndeshja e fundit në grup do të jetë vendimtare. Në grupin D, Porto dhe Shalke kanë prerë biletat për të kaluar grupin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)