Atletiko Madrid është skuadra e parë e të mërkurës që ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Champions League. Kjo pasi " Los kolçoneros" kanë mposhtur me shifrat 2-0 Monakon në "Wanda Metropolitano".
Tre pikët që e dërguan në kuotën e 12 të tillave në pesë ndeshje, skuadra e Simeones i siguroi falë një autogoli që në minutën e dytë, ndërsa e vulosi fitoren sulmuesi francez Griezman.
Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 18:00 mes Lokomotivës së Moskës dhe Gallatasarayt ka përfunduar 2 - 0 në favor të rusëve. Një rezultat që lë të hapur mundësinë për vendin e tretë, ndërsa mbyll gjithcka për vendin e parë dhe të dytë. Ende pa luajtur ndeshjen e 5 në grup Porto dhe Shalke kanë siguruar kalimin për më tej.