"Ulërima" e Fernando Torres në fundin e ndeshjes Barcelona-Chelsea ka shtangur të gjithë të pranishmit në stadiumin "Camp Nou", duke zyrtarizimuar edhe eliminimin e Barcelonës kampione në fuqi, nga Champions League. Barazimi 2-2 që londinezët morën në fushën e katalanasve, ka bërë që të kalojnë në finale, dhe të presin Real-Bayern, për të mësuar ekipin tjetër finalist.
Favoritët katalanas nuk zhgënjyen në pjesën e parë duke prodhuar sulme në seri dhe duke mbyllur "blues" në kuadratin e tyre. Avantazhi blaugrana erdhi nga Sergi Busquets në minutën e 35, dhe goli i dha forcë vendasve. por më shuëm se entuziazmi për avantazhin, Barcelona u ndihmua dhe nga një vendim i dyshimtë i arbitrit. Një goditje pa top e Terry ndaj Sanchez, u vlerësua me karton të kuq për anglezin, dhe Chelsea mbeti pas minutës së 37, me 10 lojtarë në fushë.
Goli i dytë i katalanasve mban për autor Andres Iniesta që ishte i saktë në një goditje precize në të majtën e Petr Cech. Por në minutën e 45, para se skuadrat të shkonin në pushim, Ramires ngushtoi në 2-1. Me këtë rezultat Chelsea i kualifikuar.
Një tjetër episod vendimtar ishte penalltia e shkaktuar nga Drogba dhe e humbur nga Lionel Messi. Vetëm shtylla mund të ndalte argjentinasin, dhe ky...goditi tranversën. në minutat e fundit kur Chelsea kishte "parkuar autobusin" para portës, erdhi dhe një kundërsulm vrasës. Hapësirat e lëna nga Barcelona, sollën golin e Torres që vulosi barazimin 2-2 dhe kualifikimin e Chelsea.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com