Mungesa e eksperiencës ndëshkon Skënderbeun në Champions League duke u skualifikuar përballë ekipit të Shakter Karagandy me rezultatin 5-3. Korcarët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe në 30’ e para arritën të shënonin tre herë duke barazuar gjithçka, por mungesa e eksperiencës bëri që të pësonin dy gola duke shuar ëndrrën për një kualifikim të mundshëm. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë mjaft të ndezur, pasi shumë tifozë kishin udhëtuar nga Korca për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës. Skënderbeu e ka nisur mjaft mirë ndeshjen përballë ekipit të Shakter Kragandy duke marrë frenat e lojës në kontroll nga minuta e parë dhe treguar se është Zot në fushën e vet.
Miqtë nuk janë përshtatur mirë me fushën e ‘Qemal Stafës’ në minutat e para duke pasur edhe vështirësi. Skënderbeu dominon lojën dhe pas disa aksioneve shumë të mirë në minutat e para arrin që të dërgojë topin në rrjetën e Shakter me Tmoic në minutën e 9’ të pjesës së parë. Goli solli çoroditjen e miqve që nuk po u besonin syve, ndërsa kampionët e Shqipërisë vazhdonin me minutat e mira. Kroati Pero Pejic u kthye në një faktor në mbrojtjen mike duke rrezikuar disa herë me goditje të forta. Nuk kalojnë shumë minuta dhe sulmuesi Pejic fiton një penallti pas një pengimi në zonë, arbitri turk nuk mendohet dy herë dhe drejtohet nga pika e bardhë.
Goditjen e merr për sipër për ta ekzekutuar kapiteni Shkëmbi duke dërguar topin në rrjetë dhe ngritur në peshë stadiumin. Minutat e mira për korcarët vazhdojnë dhe pa u mbushur 30 minuta lojë është përsëri Pejic që fiton një tjetër penallti dhe filmi përsëritet me të njëtët aktorë. Shkëmbi gjuan për herë të dytë duke trefishuar rezultatin e ndeshjes dhe vendosur gjithçka në baraspeshë 3-3, pasi ndeshja e parë në Kazakistan përfundoi 3-0. Por pjesa e parë do të mbyllej me një surprizë të pakëndshme për ekipin e Josës që pëson një gol aksidental për faj të mbrojtjes që harron në zonë Kirilenkon që nuk fal duke ngushtuar shifrat në 3-1.
Pjesa e dytë nis me një ritëm shumë të ngadaltë për ekipin shqiptar që pas pësimit të golit humbet shumë nga minutat e para të pjesës së parë, ndërkohë që nga minuta në minutë kundërshtari po fitonte terren duke ia bërë më të vështirë lojën. Por gjithçka do të bëhej më e vështirë në vazhdim, pasi në minutën e 54 sulmuesi kroat Pejic do të largohej me karton të kuq duke e kthyer në një mision të pamundur kualifikimin. Si pasojë, Josa detyrohet të ndryshojë skemë dhe për pasojë pëson edhe golin e dytë nga Shakter duke shuar shpresat për kualifikim. Në minutat në vazhdim nuk ka asgjë për të shënuar përvec qarkullimit të topit në mesfushë pa ndonjë rast konkret. Kështu ndeshja përfundon në total 5-3 për Shakter Karagandy që kalon në ‘play-off’-in e Champions League, ndërsa Skënderbeu në Evropa League.
/Shqiptarja.com