Champions, fitojnë pretendentët
Reali luan tenis në Turqi, Juve ngec

Edicioni i ri i Champions League ka startuar pa surpriza në natën e parë, pasi ekipet e mëdha dhe pretendentë për titullin kampion kanë fituar pastër dhe bindshëm përballë kundërshtarëve të tyre. Kampionët në fuqi të kompeticionit, gjermanët e kanë nisur me këmbën e mbarë duke fituar përballë ekipit të CSKA  me rezultatin e thellë 3-0 në shtëpi.

Ekipi i Guardiolës ka treguar karakter në fushë duke dominuar. Manchester City i është kundërpërgjigjur në distancë Bayernit duke mundur Viktoria Plzen 3-0 në transfertë. Reali i Madridit dhe Ronaldo kanë shpartalluar turqit e Gallatasarait me shifrat 1-6. Golat për ekipin e Ancelotit janë shënuar nga Isco, Benzema dy herë dhe tre herë Ronaldo që ka vulosur gjithçka.

Në ndeshjen tjetër Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim me  København me shifrat 1-1, madje të parët kaluan në avantazh vendasit më pas barazoi Juve. Mancehster United ka treguar dhëmbët përballë Leverkusenit në ‘Old Trafford’ duke shënuar plot 4 herë për tre pikët e para.

Shaktari ka fituar në Spanjë përballë Socidedit 0-2. Benfika ka mundur Anderletit 2-0 me shumë lehtësi, ndërsa PSG, kampionët e Francës në fuqi kanë mundur grekët e Olimpiakos në Athinë 1-4. Sipas kuotimeve për këtë edicion, Bayerni, Reali dhe Barca janë favoritët kryesor për titullin kampion. Megjithatë ekipe mjaft të forta janë edhe Juventusi, City, Dortmundi dhe Arsenali pas blerjes së Mesut Ozil.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve