Atletico Madrid dhe Bayern Munich janë shumë pranë kalimit në turin tjetër të çerekfinaleve të Champions League pas rezultateve të ndeshjeve të para që kanë marrë në transfertë.
Kampionët e Evropës kanë fituar me Arsenalin me rezultatin 0-2, ndeshja ka qenë fotokopje e ndeshjes mes Sitit dhe Barcelonës.
Ashtu sikur pritej dueli ka qenë tejet i fortë mes dy prej ekipeve më të mira të momentit në Evropë në kampionatet respektive.
Arsenali e ka pasur ndeshjen në dorë për ta menaxhuar, pasi në fillim në minutën e 9 ka pasur një rast të artë për të kaluar në avantazh me Ozil, i cili humbi një penallti të fituar po nga ai vetë, pas pengimit në zonë nga Alaba.
Nga pika e bardhë Nojer kupton gjithçka duke grushtuar. Bayerni reagon duke u kundërpërgjigjur me një tjetër penallti, këtë herë të fituar nga Roben.
Portieri vendas e pengon holandezin në mënyrë të padrejtë duke u larguar me karton të kuq, por Alaba nga pika e bardhë gabon duke gjetur shtyllën.
Në pjesën e dytë kampionët reagojnë shpejt duke shënuar me Kros, teksa Arsenali sa vinte edhe tkurrej. Në minutat e fundit, gjermanët shënojnë përsëri me Myler duke vulosur gjithçka.
Ndërsa në ndeshjen Milan -Atletico Madrid, për spanjollët ka mjaftuar goli i brazilianit Costa në të 83’për t’i dërguar të sigurt në ndeshjen e kthimit.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com