Champions, humbasin të mëdhenjtë
Bayern shkatërron kroatët e Zagrebit

Champions, humbasin të mëdhenjtë<br />Bayern shkatërron kroatët e Zagrebit
Surpriza në natën e dytë në Champions League në grupe, Roma humbet në ndeshjen përballë Bates në Bjellorusi me rezultatin 3-2, ndërsa Barcelona arriti që të përmbyste rezultatin ndaj Bayer Leverkusen duke fituar 2-1.

Te katalanasit u ndje shumë mungesa e Lionel Mesit. Befasi ishte edhe humbja e Arsenalit në Angli 2-3 përballë Olimpiakosit, ku një peshë të rëndë faji ka portieri Ospina që shkaktoi autogol.

Tjetër humbje edhe për anglezen tjetër të drejtuar nga Murinjo, pasi Chelsea u mposht nga Porto në Portugali 2-1. Kështu portugezi humbi edhe duelin me ish-kapitenin e Realit të Madridit, pasi Casillas arriti që të fitonte në shtëpinë e Murinjos me ish-ekipin e tij që e bëri të famshëm.

Madje tekniku rrezikon shkarkimin nga bankina e bluve të Londrës pas shumë rezultateve të dobëta që ka arritur këtë edicion në kampionatin anglez të futbollit duke u renditur në vendet e fundit. Ndërkohë që për t’u theksuar është edhe fitorja e thellë e Bayernit në Kroaci përballë Dinamos me rezultatin e thellë 5-0.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

BE-ja miraton agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

BE-ja miraton agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes