Champions/ Inter luan sonte sezonin, trajneri i Benfica-s: Nuk gënjehemi nga 'kriza' e tyre! M.City-Bayern, Guardiola: Vetëm perfeksioni vlen ndaj tyre

Inter luan sonte sezonin në një ndeshje delikate për çerekfinalet e Champions League kundër Benfikës. Të dy ekipet vijnë pas rezultateve negative në kampionat, por portugezët megjithatë udhëheqin bindshëm kampionatin dhe këtë sezon  s’kanë humbur kurrë në Champions League.

Para ndeshjes trajneri i Benfica-s Schimdt ka kërkuar që skuadra e tij të mos gënjehet nga fakti se Interi nuk fiton prej më shumë se 1 muajsh, pasi sonte në orën 21:00 do jetë histori tjetër. Sakaq Inzaghi, trajneri i Interit që rrezikon pankinën, thotë se zikaltërit ‘duhet të luajnë me zemër dhe mend në kokë’, pasi në të kundërt do jetë e vështirë. Supersfidën pritet ta nisë nga stoli Lukaku, ndërsa Dzeko dhe Lautaro janë programuar nga fillimi.

Calhanongu, Skriniar dhe Handanovic janë mungesat e Interit, ndërsa te Benfica përveç Otamendit i dëmtuar është edhe mbrojtësi Bah, por edhe Draxler. Fakt është se Benfica në 3 ndeshje në Europë kundër Interit s’ka fituar kurrë, ndërsa ka 1 barazim dhe 2 humbje. Kjo është përballja e 4 mes tyre.

Ndërkohë në Angli do luajnë aktin e parë gjysmëfinalet dy superekipe si Manchester City dhe Bayern. Për ekipin e Guardiolës Championsi vijon të jetë një ëndërr e parealizuar, ndërsa te Bayern-i pritet për t’u parë menaxhimi që do bëjë trajneri i ri Thomas Tuchel. Në debutimin e tij në Champions me Bayern-in i padisponueshëm do jetë sulmuesi Choupo-Moting dhe Hernandez, ndërsa te City mungon vetëm Foden. Para ndeshjes Guardiola e ka quajtur Bayern-in ‘një ekip elitar dhe vetëm nëse je në formë perfekte mund ta kalosh’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm