Champions/ Inter, Real Madrid dhe Bayern kërkojnë sonte kualifikimin, sfida delikate për M.United dhe Arsenal

Inter, që pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, luan sonte kundër Salzburg në transfertë, me qëllimin për të siguruar kualifikimin në 1/8 e Champions League. Zikaltërit pritet të hedhin në fushë nga fillimi Alexis Sanchez dhe Frattesi-n, ndërsa sipas të gjitha gjasave do pushojnë Lautaro dhe Barrela. Sakaq Dumfies dhe Pavard janë të dëmtuar. Si zikaltërit ashtu edhe Real Sociedad mbajnë vendin e parë në grupin D me 7 pikë.

Spanjollët ndërkohë do të presin sonte në orën 18:45 Benfica-n që ka 0 pikë pas 3 ndeshjeve.

Edhe Real Madrid në grupin C ka mundësinë të mbyllë sonte kualifikimin në 1/8, pasi pret në shtëpi Bragën. ‘galaktikët’ kanë 9 pikë pas 3 ndeshjeve të para dhe një fitore ndaj portugezëve do ti kalonte automatikisht në turin tjetër. Edhe Napoli që ndodhe në të njëjtin grup, ka shansin të hedhë një hap të sigurtë drejt 1/8 në rast se ia del kundër Union Berlinit në stadiumin ‘Maradona’. Megjithatë gjermanët të cilët kanë 0 pikë luajnë sonte shansin e fundit për të mbetur ende në garë.

Një ndeshje delikatë në grupin A luan Manchester United në Danimarkë. ‘Djajtë’ nuk duhet të llogarisin asnjë rezultat tjetër përveç fitores nëse duan të mbesin në garë për kualifikimin, ndërsa Bayern mund të mbyllë hesapet për 1/8 nëse ia del në Gjermani kundër Galatasaray-t.

Në Spanjë Arsenali pritet ta ketë të vështirë kundër Sevillia-s, pasi grupi B është shumë i ekuilibruar. Gjithashtu në Francë Lens do të presë PSV, me qëllimin e vetëm 3 pikët.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë