Champions, Interi ndaj Barcelonës në provimin e pjekurisë, spikasin edhe Napoli-PSG e Atletico-Dortmund

Champions, Interi ndaj Barcelonës në provimin e pjekurisë, spikasin edhe Napoli-PSG e Atletico-Dortmund

Lojtarët e Barcelonës

Me apo pa Leo Messin në fushë Interi luan sot provën e pjekurisë ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Champions League.

Me mbështetjen e 78 mijë të pranishmëve në “San Siro” dhe me bindjen në forcën e tyre zikaltërit do të kërkojnë të surprizojnë katalanasit edhe pse do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Skuadra është gati dhe trajneri Luciano Spalleti deklaron:

Është rasti për të parë nëse mund të luajmë si të barabartë ndaj të gjithëve. Nëse Messi luan do jetë një shqetësim më shumë por nuk ndryshon sjellja e skuadrës.

Luciano Spalleti, trajner

Zikaltërit do luajnë me formacionin më të mirë ndërsa Nainngolan pritet titullar. Kapiteni Leo Messi ka udhëtuar me skuadrën dhe është stërvitur normalisht por ende nuk dihet nëse do luajë apo jo.

Trajneri Ernesto Valverde nuk ka dhënë ndonjë indicie ndërsa për Interin ka shtuar se është një skuadër që luan mirë. Nëse Messi nuk ia arrin të jetë titullar atëherë mund të kemi të njëjtën Barcë si në ndeshjen e parë të fituar 2-0. Barcelona kryeson grupin me 9 pikë e ndjek Interi me 6 ndërsa ndeshja tjetër është Tottenham-PSV.

Në “San Paolo” Napoli dhe PSG luajnë kualifikimin për më tej. Barazimi i ndeshjes së parë bën që sot të vendoset shumë. Të dyja skuadrat janë në një formë shumë të mirë në kampionatet respektive.

Ancelotti thotë se skuadra është gati dhe se nuk kënaqet me barazimin ndërsa trajneri i francezëve Tuchel thotë se ndaj Napolit do jetë një ndeshje shumë e bukur të cilën skuadra e tij do kërkojë ta fitojë. Ndërsa Liverpool pa Shaqirin luan në 18:55 në Beograd ndaj Crvena Zvezda.

Atletico Madrid është gati për hakmarrje ndaj Borussia Dortmund në duelin që do luhet në “Wanda Metropolitano”. 4-0 e fituan ndeshjen e parë gjermanët që kryesojnë grupin A me pikë të plota ndërsa në ndeshjen tjetër Monaco pret belgët e Club Brugge.
Për grupin D luhen Porto - Lokomotiva e Moskës dhe Schalke - Galatasaray.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba