Në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League Juventusi barazoi ndaj Ajax. Në stadiumin “Johan Cruijff Arena” çdo gjë u mbyll në barazim 1-1 duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit.

Juventusi e mbylli fraksionin e parë në avantazh falë golit të Cristiano Ronaldos. Ajax barazoi që në minutën e parë të pjesës së dytë. Shënoi Neres për holandezët që dhuruan një tjetër paraqitje fantastike.

Autogol i artë në Manchester. Barcelona fitoi në “Old Traford” 1-0 ndaj Manchester United dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Fati i takimit u vendos në minutën e 12-të kur një gjuajtje e Luis Suarez u devijua në portën e tij nga Luke Shaw. 

Përgatiti Andi Kapxhiu