Champions, Juvja do gjysmëfinalet ndaj Ajax, Barca pret United

 Champions, Juvja do gjysmëfinalet ndaj Ajax, Barca pret United

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistet e para të këtij edicioni të Champions League. Në Torino , Juventusi pret Ajaxin në një duel që pritet spektakolar mbi të gjitha pas barazimit 1-1 në Amsterdam. Juventusi edhe njëherë do mbështetet tek Cristiano Ronaldo por Allegri do ketë dy mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimi mbrojtësin Chiellini dhe sulmuesin Mandzukic. Në dispozicion janë mesfushorët Emr Can dhe Khedira. “ E respektojmë Ajaxin, na duhet të luajmë më mirë se ndeshjen e parë dhe na pret një ndeshje fizike por duam vetëm të fitojmë”  ka deklaruar tekniku juventin Max Allegri.

Në kampin e holandezëve mbizotëron optimizëm pasi lojtarët e Ajax janë të bindur se mund të eliminojnë një tjetër ekip favorit. Mesfushori Frenkie De Jong mbetet në dyshim ndërsa mungon mbrojtësi i majtë  Tagliafico i pezulluar. Në 5 përballje ndaj Juventusit Ajax nuk ka fituar. Erik Ten Hag trajneri i holandezëve e thotë hapur se Juvja është favorite por djemtë e tij mund t’ia dalin.

Në “Camp Nou” Barcelona pret Manchester United në ndeshjen tjetër çerekfinale të Champions. Katalanasit e kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë por trajneri Ernesto Valverde nuk u zë besë anglezëve.”Duhet të shënojnë dhe të kemi kujdes, United në transfertë ka bërë ndeshje të mëdha”. Lojtarët janë të gjithë në dispozicion dhe Barca do luajë me formacionin më të mirë.

United shpreson të përsëris atë që arriti në Paris por e di mjaft mirë që ndaj Barcelonës do jetë akoma edhe më e vështirë. Pogba, Rashford, Lukaku e Martial do jenë titullar ndërsa trajneri Ole Gunar Solskjaer deklaron se skuadrës së tij i duhet një sforco kolosale. Fituesi i Barca-United do përballet me fituesen e duelit Liverpool-Porto /Pergatiti Andi Kapxhiu

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit