Real Madrid nuk ka zhgënyer parashikimet duke eliminuar CSKA Moskën në sfidën e dyfishtë në Champions League. Pas barazimit 1-1 në "Luzhniki", skuadra e trajnerit portugez Jose Mourinho ka fituar 4-1 në shtëpi, duke kaluar në 8 më të mirat e futbollit europian të klubeve.

Braziliani Kaka' shpiku asistin për argjentinasin Higuain i cili shënoi golin e parë në minutën e 26’. Në fraksionin e dytë, Cristiano Ronaldo mori një top nga Sergio Ramos dhe me një supergoditje nga distanca e mashtroi portierin Chepchugov, të cilit i shpëtoi topi nga duart duke dyfishuar për merengues.

Vetëm 30 sekonda pasi u inkuadrua në lojë, Karim Benzema e trefishoi epërsinë e vendasve pas tentativë së tij të dytë brenda zonës. Pas një kundërsulmi të CSKA-së, Zoran Tosic shënoi golin e nderit për miqtë që ishte dhe goli më i bukur i mbrëmjes. Në minutën e tretë shtesë të ndeshjes Cristiano Ronaldo vulosi rezultatin 4-1 pas topit nga Benzema.