LONDER - Liga e Kampioneve rikthehet sonte në mbrëmje me dy ndeshje mjaft spektakolare, të cilat do të zhvillohen në Angli dhe Portugali. për turin e 1/8. Në Londër Arsenali do të presë në shtëpi as më pak dhe as më shumë, por finalistët e edicionit të kaluar në Ligën e Kampioneve, Bayernin e Mynihut.
Gjermanët po kalojnë një nga momentet më të mira në historinë e tyre, pasi në kampionat janë shkëputur 15 pikë nga vendi i dytë. E ndërsa mendon në përpos formës aktuale drejtuesit nuk kanë të kënaqur, por kanë marrë edhe janë nga trajnerët më të mirë në qarkullim për momentin si Pep Guardiola.
Kjo e bën mjaft të vështirë misionin e Arsenalit për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në “Emirates” përballë ‘bavarezëve’, të cilët janë super të motivuar. Aktualisht Arsenali po kalon një periudhë të vështirë, pasi vetëm javën e fundit u eleminua edhe nga FA Cup nga Blackburni në mënyrë surprizë brenda në shtëpi me rezultatin 0-1 duke i dhënë lamtumirën një trofeu.
Por sulmuesi i ekipit të Bayernit, Tomas Muller deklaron se nuk i beson momentit negativ të ‘topçinjve’. ‘Arsenali ka një ekip me lojtarë të rinj të talentuar që duan të tregojnë veten në arenën ndërkombëtare. Madje, ata kanë edhe një nga trajnerët më me eksperiencë në botë, si Arsen Venger. Kemi studiuar lojën e tyre dhe mendoj që do të marrim një rezultat pozitiv.
Kërkojmë finalen dhe jemi në formë të mirë prandaj nuk duhet të trembemi nga Arsenali. Ne do të japim maksimumin në çdo fushë dhe mund të kalojmë çdo ekip në Europë. E dimë shumë mirë se cilat janë mundësitë tona’ shprehet Muller.
Ndërsa trajneri Venger thotë se Arsenali ka shanset tij dhe nuk do të dorëzohet. ‘Bayerni është pretendent për të fituar, por ne luajmë në fushën tonë dhe do të luajnë shanset tona. Kemi harruar eleminimin në FA Cup dhe do të përqendrohemi në Ligën e Kampioneve.
Është jetike që ata të mos na shënojnë në Londër. Një barazim pa gola nuk është katastrofik edhe pse do të ishte mirë të shënonim. Nëse kalojmë Bayernin, atëherë fitojmë Ligën e Kampioneve. E dimë shumë mirë që është një përballje e rëndësishme por duhet të përpiqemi të tregojmë me fakte në fushë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë” përfundon Venger.
Ndërsa ndeshja tjetër e mbrëmjes do të zhvillohet në Portugali mes ekipeve të Portos dhe Malagas. Ekipet ndodhen në të njëjtën kuotë parashikimesh për të kaluar në 1/8. Malaga ishte surpriza e fazës së grupeve pasi mundi Milanin dhe i rrëmbeu vendin e parë në grup. Përballja e sotme do të jetë vendimtare për fazën tjetër nëse spanjollët do të marrin një barazim në Portugali.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com