PSG - Arsenal, kjo do të jetë finalja e Champions League për këtë edicion. Kampionët në fuqi të turneut, PSG, barazuan 1-1 këtë të mërkurë në aktin e kthimit gjysmëfinal kundër Bayern Munich në Gjermani, teksa me rezultatin e përgjithshëm 6-5 kalojnë në finalen e Budapestit ku përballë më 30 maj do të kenë Arsenalin.

‘Topçinjtë’ e Londrës do të tentojnë të zbresin nga froni ekipin e Luis Enriques, por PSG edhe sot tregoi se është një ‘kockë e fortë’ dhe do të kërkojë të mbajë trofeun në Paris.

Ndeshja sot në ‘Allianz Arena’ nisi me ritëm të lartë. Vetëm 143 sekonda iu deshën Ousmane Dembele për ta dërguar topin në portën e Neuer dhe për t’i dhënë avantazhin PSG-së.

Ky rezultat u menaxhua mirë nga francezët të cilët e pësuan golin e barazimit vetëm në minutën e katërt shtesë nga Harry Kane. Gjermanët provuan deri në fund, por falë fitores së PSG-së në ndeshjen e parë, janë miqtë që marrin biletën e mbetur për në finalen e Champions League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?