Reali i Madridit hedh një hap të siguritë drejt finales së Champions League pas fitores në gjysmëfinalen e parë përballë Bayern Munich me rezultatin 1-2 në Gjermani. Heroi i spanjollëve është pa asnjë dyshim Asensio, i cili shënoi golin që e afron Realin me finalen e Kievit.
Ndeshja nisi shumë e mirë për vendasit, që sulmuan pa pushim në pjesën e parë, madje duke kaluar në avantazh të parët me Joshua Kimmich, por në fund të 45’ barazoi Marcelo.
Në pjesën e dytë Marco Asensio shënoi golin e fitores për Realin duke mposhtur gjermanët brenda në shtëpinë e tyre. Por ndeshja do të vendoset në javën e ardhshme në Madrid në ndeshjen e kthimit.

/Shqiptarja.com
Komente
